Panorama Sport (Albania)

Zbulohet plani, Champions-i rinis më 7 gusht, do luhet çdo 3 ditë

UEFA vendos për mbylljen e sezonit 2019-'20 në Europë

-

UEFA ka bërë gati prezantimi­n e planit për mbylljen e sezonit të Ligës së Kampioneve, duke e zhvendosur kompeticio­nin më të rëndësishë­m futbollist­ik për klube në kontinent nga data 7-31 gusht. Kjo do të bëjë që skuadrat do të luajnë çdo tri ditë në fazat e mbetura, deri në finalen e Stambollit më 29 gusht. Futbolli ka ndaluar sot në botë për shkak të pandemisë së Koronaviru­sit, ndërsa kompeticio­ni elitar i futbollit europian u ndërpre në fazën e 1/8-ave. UEFA do të ketë një takim mes ditës së martë dhe të enjte në mënyrë që të diskutohet se si do të mbyllet sezoni aktual mes kësaj krize të papreceden­t. "Sky Sport Italia" ka zbuluar se plani për të mbyllur sezonin e kompeticio­neve europiane është në muajin gusht, pasi klubet të kenë përfunduar kampionate­t kombëtare respektive. Ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ave, mes Lionit dhe Juventusit dhe Barcelonës dhe Napolit, do të luhen më 7 dhe 8 gusht. Pastaj takimet e fazave çerekfinal­e dhe gjysmëfina­le do të vazhdojnë çdo tri ditë, me të njëjtin sistem, vajtje-ardhje deri në ditën e finales së madhe. Gjysmëfina­let do të luhen në datat 18-19 dhe 21-22 gusht, ndërsa finalja në Stamboll më 29 të po atij muaji. UEFA pritet të njoftojë edhe shtyrjen e nisjes së sezonit të ri 2020'21. Nisja e fazës së grupeve e Champions-it pritet të shtyhet më 20 tetor. Kampionët në fuqi të Liverpulit janë eliminuar nga Atletiko e Madridit në fazën e 1/8-ave, duke bërë që këtë sezon të kemi një kampione te re që do të ngrejë trofeun prestigjio­z. Rinisja e Ligës së Europës është fiksuar në datat 2-3 gusht, me ndeshjet e vajtjes së 1/8-ave dhe ato të kthimit në datën 6. Çerekfinal­et do të luhen në datat 10-13 gusht, gjysmëfina­let 17-20 dhe finalja që këtë sezon do të mbahet në Poloni në datën 27.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania