Panorama Sport (Albania)

Europa në ankth, ja datat kur mund të rinisë sezoni

Bundesliga gati të rifillojë me ndeshje fantazmë, Anglia në pritje

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Fundi i prillit, fillimi i majit janë zakonisht dy momentet më emocionues­e për tifozët e futbollit, me sezonin që i afrohet pikut të tij me verdiktet për t'u dhënë, luftën për Kupat e Europës dhe betejën e rënies nga kategoria. Por Koronaviru­si ndërpreu gjithçka, duke i lënë në mes kampionate­t më të rëndësishm­e. Por kur pritet të rinisin kampionate­t kryesore të Europës?

PREMIER LIGA - Të premten Premier Liga mbajti një takim dyorësh, ku u diskutuan se si do të zhvillohen 92 ndeshjet e mbetura të sezonit. Pavarësish­t se klubet mbeten të vendosura për mbylljen e sezonit 2019-'20, limiti i 30 qershorit për ta mbyllur sezonin nuk u diskutua. Më herët këtë muaj, Premier Liga tha se do të riniste sezonin kur gjithçka të ishte e sigurt. Skuadrat kanë 9-10 ndeshje të mbetura dhe Liverpulit i duhen vetëm 6 pikë në 9 javë për të hipotekuar titullin e parë kampion në 30 vite, pas avantazhit +25 pikë nga Mançester Siti.

LA LIGA - Futbolli në Spanjë është pezulluar prej më shumë se një muaji dhe me vendin ende nën izolim, është e paqartë se kur do të rinisë. Federata Spanjolle e Futbollit ka folur për planin e kualifikim­it të ekipeve për sezonin e ardhshëm në Europë sipas renditjes aktuale nëse La Liga nuk përfundon. Kjo do të thotë se kryesuesit e Barcelonës do të kualifikoh­eshin në Champions, ndërsa skuadra e vendit të dytë, tretë dhe të katërt janë Reali i Madridit, Sevija dhe Real Sociedadi. Atletiko e Madridit do të kualifikoh­ej në Ligën e Europës. Ky propozim nuk është pritur mirë nga La Liga. Objektivi është të rinisë sezoni, ndërsa javën e shkuar presidenti tha se tri datat e mundshme që po diskutohen janë mes fundit të majit dhe fundit të qershorit.

BUNDESLIGA - Liga Gjermane e Futbollit e ka të pamundur planin fillestar të rinisjes. Bundesliga është ndërprerë më 13 mars për të paktën deri më 30 prill. Por ka pasur diskutime për të pasur ndeshje të ashtuquajt­ura fantazmë, pa tifozë, mundësisht duke nisur nga java e dytë e majit. Klubet kanë nisur stërvitjen me grupe të vogla, ndërsa tifozët kanë kundërshtu­ar rifillimin e sezonit pa tifozë.

SERIE A - Ministri italian i Sportit tha se shpreson që të konfirmojë rinisjen e stërvitjes së klubeve më 4 maj. Kampionati italian u ndërpre pa afat në mars pasi luajti disa ndeshje me dyer të mbyllura. Presidenti i federatës mbetet optimist për zhvillimin e ndeshjeve të mbetura, por në këtë situatë nuk ka ende një datë për të thënë se kur pritet të rifillojë gjithçka. Të mërkurën pritet të ketë një takim që do të hedhë më shumë dritë.

LIGA E PARË - Liga Franceze i ka më të qarta planet. Një datë e mundshme për rinisjen është 17 qershori, ndërsa federata shpreson të ketë së shpejti edhe një datë për finalet e Kupave. Autoritete­t po mendojnë që sezoni të luhet mes mesit të qershorit dhe fundit të korrikut dhe "play off"-et që do të mbyllen në fillim të gushtit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania