Panorama Sport (Albania)

Psikologia: Ja si sportistët do ta mundin Koronaviru­sin

-

Në Angli janë shtuar rastet me futbollist­ët që kanë kontaktuar federatën për t'i ndihmuar në lidhje me anën psikologji­ke, e cila është shumë e rënduar. Janë të shqetësuar për atë që do të ndodhë me të ardhmen e tyre. Për momentin janë 299 raste futbollist­ësh. Karantina krijon probleme, frika nga virusi gjithashtu. Kanë shqetësim për familjet e tyre, por edhe për veten. Edhe pse në mënyrë të pavetëdijs­hme kjo krijon stres, ankth, dyshime dhe trishtim. Puna fizike e lojtarëve është shumë e rëndësishm­e. Duhet mbajtur në formë trupi sepse ndikon shumë në largimin e stresit. Për të larguar bllokimet mendore që mund të krijojë kjo kohë pandemie janë psikologët sportivë, të cilët kanë teknika që të çlirojnë mendimet. Frika është e njëjtë për të gjithë.

Ta pranosh- Hapi i parëështë të pranosh situatën ku po jetojmë. "Disa sportistë kanë bërë gabimin e madh dhe kanë menduar se kjo do të ishte një situatë kalimtare dhe me pak rrezik. Mendonin se do të shkonin në stërvitje, pastaj të lanin duart dhe të rikthehesh­in të nesërmen për të vazhduar futbollin,por nuk ishte kështu. Duhet ta pranojnë që kjo është situata ku jemi dhe nuk kemi rrugëzgjid­hje për momentin", thotë ish-drejtoresh­a e kabinetit psikologji­k të Realit të Madridit, Hoze MariaBuket­a. Hapi i dytëështë të mendosh se si ta kalosh këtë kohë. "Të mendojmë pozitivish­t dhe të heqim dorë nga pesimizmi. Duhet të mendojnë që janë të dobishëm. E rëndësishm­e është që të lojtarët të jenë aktivë. Tani nuk mund të luajnë, por duhet të punojnë në biçikletë. Rendimenti fizik është i rëndësishë­m për të ndihmuar mendërisht futbollist­ët", thotë psikologia. Ajo i këshillon që të kalojnë kohë të shëndetshm­e për mendjen, me familjen dhe fëmijët. Është koha që të kujtojnëho­bet dhe dëshirat e tjera të fëmijërisë. Ajo thotë se është e rëndësishm­e që të bëhen edhe lojëra të ndryshme dhe të eksplorohe­n programe të shumta në telefonat celularë që ndihmojnë në krijimin e ideve të reja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania