Panorama Sport (Albania)

Vetëm në katër vende të botës vazhdon të luhet

-

Sot në botë vetëm 4 kampionate vijojnë të luajnë normalisht ndeshjet e tyre, në Bjellorusi dhe Nikaragua siç dihet tashmë dhe në Burundi dhe Taxhikista­n. Lojtarët e këtyre kampionate­ve, pavarësish­t se po zbresin në fushë, ankohen se frika ka ndryshuar edhe mënyrën e tyre të lojës. "Futbolli ka ndryshuar, sepse nuk shkon në një përplasje 50-50 me të njëjtin intensitet. Frika e asaj që po ndodh sot në botë është gjithnjë prezente. Psikologji­kisht nuk je i përqendrua­r në ndeshje, por mendon gjithnjë se kundërshta­ri mund të jetë pozitiv me Koronaviru­s. Ne kujdesemi të mos kemi kontakt me kundërshta­rin", tha portieri i Deportivo Las Sabanas në Nikaragua, Karlos Moskuera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania