Panorama Sport (Albania)

CR7 vesh krahët e "Zonjës", pas Marselos fton edhe Karvahalin

-

Media spanjolle e ka rritur së tepërmi përqendrim­in dhe interesin e saj mbi ngjarjet sportive që prekin Italinë, që kur Kristiano Ronaldo vendosi që të zbarkojë në Torino. Nëse në muajt e kaluar drejt klubit bardhezi janë afruar disa emra shumë të rëndësishë­m të Realit të Madridit si qendërmbro­jtësi Serxho Ramos dhe mbrojtësi i majtë brazilian Marselo, që për më shumë janë edhe dy prej miqve më të mirë të CR7-ës, sipas "Don Diarios" mësohet se sulmuesi 35-vjeçar ka ftuar dhe i ka sponsorizu­ar drejtuesve të Juventusit edhe një tjetër mik të tijin, mbrojtësin e djathtë Daniel Karvahal. 28vjeçari spanjoll duket se kërkon të provojë një aventurë të re diku larg Spanjës dhe Kristiano Ronaldo duket se i ka hapur një autostradë bisedimesh Karvahalit me Juventusin, pjesë e të cilave mund të bëhet shumë shpejt edhe Marselo, për të mos thënë se ky i fundit ka kohë që bisedon me drejtorin Fabio Paratiçi. Prandaj këtë verë, aksi Madrid-Torino pritet të jetë shumë i nxehtë, ndonëse kryefjala e muajve të ardhshëm do të jetë mbi të gjitha përfundimi i sezonit aktual në ligat e ndryshme, ashtu sikurse edhe finalizimi i kompeticio­neve UEFA.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania