Panorama Sport (Albania)

Garsia: Pas 2 muajsh pushim, nuk luhet çdo 2-3 ditë

-

Ndoshta ai kërkon që ta mbyllë me lavdinë e faktit se mposhti Juven në ndeshjen e vajtjes së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, por ndërkohë vë në vend të parë shëndetin. Për Rudi Garsian, trajnerin e francezëve të Lionit, hipoteza më e mirë për këtë sezon është ajo e mbylljes së sezonit dhe argumenti i tij është i njëjtë me shumë kolegë të tjerë. "Ndoshta jam dakord që të rinisim, por më e rëndësishm­ja është mënyra sesi mund ta bëjmë. Nëse ideja është që pas dy muajsh pushim të rinisin dhe të zbresim në fushë çdo 2-3, atëherë më mirë ta mbyllim këtu këtë sezon, pasi fiziku i lojtarëve nuk do të mbajë. Ne si klub te Lioni nuk kemi ende një vendim zyrtar për këtë gjë, por të luash kaq shpesh pas një pauze kaq të gjatë dhe një situate të tillë duket thjesht e pamundur qoftë nga aspekti psikologji­k dhe ai fizik".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania