Panorama Sport (Albania)

Vazhdojnë konfirmime­t, Zidan drejt transferim­it te Juventusi

-

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat franceze. Bëhet fjalë për të ardhmen e teknikut aktual të Real Madrid, Zinedin Zidan. Sipas "Le10sports.com", Juventusi ka nisur kontaktet me "Zizunë", duke e piketuar si zëvendësue­sin e Mauricio Sarrit për sezonin e ardhshëm. Sipas po të njëjtit burim, Zidan, nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me presidenti­n Florentino Perez, teksa divorci është shfaqur në horizont. Gjithashtu vlen të theksohet se Reali i Madridit nuk ka bindur këtë sezon, si në 3 sezonet kur me trajnerin dhe ish-fantazisti­n madrilen e bardhezi erdhën edhe 3 Champions-at radhazi. Francezi është një njohje e vjetër për klubin bardhezi, pasi është aktivizuar si futbollist me Juventusin nga viti 1996 deri në 2001-shin. Ish-mesfushori ka një kontratë me Realin e Madridit deri në qershor të vitit 2022, por për shkak të raporteve jo fort pozitive, bashkëpuni­mi me shumë gjasa do të ndërpritet në fund të sezonit. Ndërkohë në Torino, "Zizu" do të rigjente Kristiano Ronaldon, me të cilin ka një marrëdhëni­e speciale. 47-vjeçari njihet si specialist i Ligës së Kampionëve, trofe ky që kërkohet me ngulm nga "Zonja e Vjetër", prej shumë vitesh dhe të cilin Zinedin Zidan e ka fituar jo vetëm si futbollit, por edhe si trajner, duke lënë gjithmonë shenjën në fushën e lojës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania