Panorama Sport (Albania)

Milani e Pioli, 12 “hapa” për të shpëtuar sezonin

Xhixho dhe Rebiç siguritë, Leao e Paketa të zgjohen

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ai, për fatin e tij të mirë, nuk duhet të vrasë. As të grabisë. Por për Stefano Piolin gjithsesi mbeten për t'u kaluar 12 hapa të lodhshëm, si ato të Herkulit... 12, si javët që mungojnë për të kompletuar kampionati­n e frenuar. Kur fushat stërvitore të "Milanelos" do të rikthehen të jenë të zhurmshme, kohë për të menduar do të ketë pak. Sepse me rinisjen e kampionati­t për të kaluar lodhjet do të nevojiten shumë skenarë të përbashkët: nga nevoja e cilësive individual­e, te dinamikat e skuadrës, por në mes do të jetë pa dyshim fati i pankinës së tij i varur në fije të perit.

XHIXHO DHE LEAO

Duhet thënë se Donaruma tashmë nga pikëpamja e karakterit dhe nga eksperienc­a mund të quhet një veteran. Dallgët e ashpra me të cilat u përball në vitet e kaluara sigurisht që e kanë bërë më të fortë, por mes një rinovimi të mundshëm dhe një largimi, këtë verë kjo çështje do të diskutohet dhe do të zgjidhet, përfundimi­sht. Prandaj, një ndër hapat e lodhshëm të trajnerit Stefano Pioli do të jetë që Donaruma t'i afrohet fundit të sezonit në qetësinë dhe në përqendrim­in më maksimal. Sepse kuadrati kuqezi duhet mbrojtur më mirë se çdo herë tjetër në pjesën e mbetur të sezonit. Kjo "detyrë" është rrjedhojë edhe e shifrave të varfra në sulm, pasi sulmi i Milanit renditet

vetëm i 15-ti mes 20 skuadrave të sivjetshme dhe nëse golat janë me pikatore, i takon Xhixhos që të shmangë sa më shumë që të jetë e mundur, për të lejuar që ai një ose dy që "Djalli" shënon maksimalis­ht në një ndeshje të vlejnë sa më shumë pikë që të jetë e mundur dhe të qëndrojë sa më lart në renditjen përfundimt­are të Serisë A. Por pikërisht nga ky diskutim lind edhe fakti që Milani nuk mund t'i lejojë vetes të mbajë më në stol edhe një si Rafael Leao. Sigurisht që nga teoria në praktikë gjërat mund të ndryshojnë shumë, por pikësëpari, portugezi duhet të tregojë se përveç cilësive teknike shumë të larta, ka edhe atë stofin e liderit dhe vrasësit të zonës, cilësi këto që gjithashtu janë detyra të Stefano Piolit që t'i nxjerrë nga lojtari dhe t'i vërë në zbatim për skuadrën. Rafael Leao ka ardhur ora të tregojë se është i lidhur shpirtëris­ht dhe fizikisht me Milanin, pasi kontributi i talentit portugez nevojitet tani më shumë se kurrë.

RILINDJA E PAKETAS

Vlen pak a shumë diskutimi i bërë për Rafael Leaon, ndonëse në rastin e braziliani­t gatishmëri­a dhe hapësira taktike është më e madhe: në të majtë të sulmit në rast tredhëmbës­hi? Pas krahëve të Ibrës si trekuartis­t? Eh, zgjedhjet janë të pafundme, ndonëse fatkeqësis­ht lojtari që mahniti në 6 muajt e parë në Milano ka humbur nga skena në pjesën e parë të sezonit aktual, edhe pse në këtë sprint final ka shumë nevojë për të. Edhe për atë... Ndoshta, pak më shumë besim si titullar fiks me rifillimin e kampionati­t mund ta stimulojë bindshëm Paketan, pasi nëse braziliani vendos që të ndërrojë marsh, sigurisht që mund t'i shtojë më shumë cilësi Milanit, pse jo duke nisur nga gjysmëfina­lja e kthimit e Kupës së Italisë, kundër Juventusit. Këtu, sforcot herkuliane kërkohen edhe më të mëdha, kur mendon se në këtë ndeshje "Djallit" do i duhet të bëjë edhe pa dy liderët absolutë si Ibra dhe Teo, por ndoshta, në momentet e vështira gjehet shpesh edhe ajo shkëndija, e cila mund të ndryshojë jo vetëm sezonin e një futbollist­i si Paketa, por edhe atë të një sezoni të një skuadre të tërë.

VAZHDIMËSI­A DHE REBIÇ

Kura e Thembrës së Akilit, ajo dhimbja më e fortë që ka mbajtur të stopuar Milanin e viteve të fundit, nuk është gjetur fatkeqësis­ht edhe nga Stefano Pioli. "Djalli", skuadra e iluzioneve të mëdha: kur duket se ka gjetur rrugën e duhur, shpesh ndodh që të kthehet disa hapa prapa. Madje, në disa raste shumë prapa! Brenda një makthi të vërtetë, si ai në Bergamo (pësoi 5 gola pas dy fitoreve dhe dy barazimeve), apo si në derbi (fitonte 2-0 pas pjesës së parë dhe u mposht 4-2, për më shumë pas 3 fitoreve dhe 2 barazimeve). Pastaj është Rebiç... Kroati ka qenë tepër deciziv në javët e fundit të kampionati­t. Pas pauzës së festave të fundvitit doli në skenë një tjetër futbollist, pikërisht atë që zgjidhte disa prej momenteve më delikate në Botërorin "Rusi 2018" për kombëtaren kroate, e cila mbërriti deri në finale. Vetëbesim total në rolin që ai mbulon dhe kur të rikthehen në fushë, nevojitet sërish i njëjti Rebiç...

ZLATAN DHE TEO

Ibrahimovi­ç ndoshta do ta mbyllë karrierën e tij pas këtij sezoni. Ndoshta jo... E sigurt është që pasi të përfundojë kontratën me kuqezinjtë do të rikthehet sërish në Suedi, por për momentin gjithçka mbetet e hapur, ndonëse Milani po e mendon çdo ditë një strategji, një zgjidhje për ta konfirmuar për të paktën edhe një tjetër sezon. Fundja, një si Zlatani është shumë gjëra së bashku: lojtariima­zh, njeriu i mençur i dhomave të zhveshjes, lider absolut dhe pa dyshim golashënue­s dhe vrasës në zonë. Ibra deri tani ka shënuar më pak nga çfarë pritej, prandaj për ta vënë në kushtet që ai të godasë dhe ta dërgojë më shpesh topin në rrjetë, është një tjetër detyrë e Stefano Piolit. Shifrat thonë se Milani është një ndër sulmet më të dobëta të Serisë A sivjet dhe nëse deri tani pluskon në sipërfaqe është edhe falë Teo Hernandezi­t. Një thesar i paçmueshëm, 20 milionë euro të shpenzuara në mënyrën më të mirë të mundshme. Teo në Milano ka qenë një futbollist model, ndonëse në fazën defensive ka ende disa amnezi...

EUROPA DHE TË MËDHATË

Pikërisht kjo është pika më e vështirë e detyrave që presin Piolin. Pretendent­et janë të shumta dhe pikët për t'u marrë ndaj tyre edhe më shumë. Aktualisht, Milani është jashtë gjithçkaje, nëse nuk do të ishte për ato shpresa të varura nga Kupa e Italisë, ndonëse në gjysmëfina­len e kthimit e pret një Juventus që nuk kërkon të falë më asgjë, për më tepër në Torino. Pikët në renditje qajnë, sepse Milani mbi të gjitha nuk ka ditur të festojë përballë skuadrave të mëdha, atyre kryesuese. Disa herë skuadra e Piolit ka qenë e pafat, në shumë raste të tjera thjesht inferiore dhe e dorëzuar që në start, prandaj nëse ky trend ndryshon, pa dyshim që "perëndimi i diellit" do të jetë shumë më i bukur...

VLERËSIM DHE KONFIRMIM

Filozofia e fondit "Elliott" që komandon klubin njihet: Milani duhet të shndërrohe­t sa më shpejt në një organizëm të shëndetshë­m, mbi të gjitha që të dijë të vetëfinanc­ohet për merkaton. Dhe llogaritë nisin nga vlerësimi i grupit aktual të lojtarëve, sepse me kostot e sotme ndonjë sakrificë do të jetë e nevojshme. Gjithsesi, nga vera e ardhshme, edhe vlerësimi i grupit dhe konfirmimi varet mbi të gjitha nga Stefano Pioli, duke qenë se trajneri kuqezi është i pari që nuk e ka të ardhmen e sigurt. Dhe pikërisht për këtë arsye, nëse vetë trajneri arrin që të konfirmojë veten, i gjithë Milani dhe lojtarët që e përbëjnë atë do të ketë rritur ndjeshëm rendimenti­n, financat dhe shpresat për të ardhmen...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania