Panorama Sport (Albania)

Milani i vë syrin Szoboszlai­t, “shkuesi” mund të bëhet Rangnik

Mesfushori hungarez kushton rreth 30 milionë euro

- FAKTORI "RANGNIK"

Në merkaton e ardhshme të verës, Milani do të përqendroh­et shumë në repartin e mesfushës, ndoshta në sektorin më të dobët të skuadrës aktuale. Sandro Tonali mbetet objektivi kryesor, por që sigurisht nuk është i vetmi profil prezent në dosjen kuqezi. Sipas "Tuttosport", mes lojtarëve që ngacmojnë më shumë interesin e drejtuesve të "Djallit' është i riu Dominik Szoboszlai, talenti në pronësi të austriakëv­e të Salcburgut.

Mesfushori hungarez i datëlindje­s 2000, është një prej talenteve më të interesuar në panoramën europiane. Për të, ka klube të ndryshme si Liverpuli, Arsenali, Dortmundi dhe Lajpcigu që shfaqin interes, por edhe Milani që e ka një profil që përshtatet në mënyrë perfekte me parametrat e vendosura nga administra­tori Gazidhis: i ri, me perspektiv­ë dhe mundësi rishitjeje për çmim më të lartë.

- Klubi kuqezi mund të përfitojë nga faktori "Rangnik" dhe ndikimi i menaxherit gjerman në ambientin e "Red Bullit". Ekziston rreziku sidoqoftë, që mbi mesfushori­n të nisë një ankand i vërtetë, duke qenë se i pëlqen edhe Interit dhe Lacios. Vlerësimi i tij, për momentin vërtitet rreth 30 milionë euro, por është ende herët për të folur për shifra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania