Panorama Sport (Albania)

Roma, lojtarët dhe stafi teknik falin 4 rroga

-

Koronaviru­si ka pezulluar përkohësis­ht futbollin, teksa ka sjellë edhe probleme të mëdha në anën financiare të klubeve. Megjithatë një gjest të shkëlqyer kanë bërë futbollist­ët dhe stafi teknik i Romës. Këta të fundit kanë vendosur ta falin rrogën e tyre për 4 muaj, në mënyrë që klubi të mos ketë probleme financiare. Siç bëhet e ditur nga klubi në faqen zyrtare, këtë vendim të gjithë e kanë marrë vullnetari­sht dhe pa asnjë presion nga drejtuesit e klubit, duke treguar edhe një herë se ndjenja për bluzën e "Ujkonjës" është aq e madhe sa mund të falë edhe mjaft miliona euro. "Në mënyrë që projekti 'Roma' të vazhdojë", mbyllej letra e Xhekos me shokë, që jepte arsyet e këtij akti më shumë se fisnik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania