Panorama Sport (Albania)

Jo vetëm Mertens, Interi mendon për një ish-juventin në sulm

-

Interi do të bëjë një minirevolu­cion në sulm. Me Lautaron që mund të përfundojë te Barcelona, Sançezin që do të rikthehet te Junajtid dhe Espoziton që mund të huazohet, e vetmja siguri për Antonio Konten momentalis­ht mbetet Romelu Lukaku. Për këtë arsye drejtuesit zikaltër janë në punë për një sulmues. Sipas medias italiane, emri i parë në listën interiste është Dris Mertens, por së fundmi ka përfunduar edhe Moise Kin. Belgu i Napolit është 32 vjeç dhe me kontratën në skadencë këtë vit. Mertens ka prej kohësh në pjatë një ofertë të Monakos, por nuk e cilëson stimuluese, duke u bazuar te potenciali i kampionati­t dhe tek Interi ka një "sponsor" si Romelu Lukaku. Ndërsa në rast largimi të Lautaros, zikaltrit do duhet të afronin një tjetër sulmues dhe së fundmi po qarkullon emri i Kin, 20 vjeç, ish-juventin, i bashkuar verën e kaluar me Evertonin për 40 milionë euro. Interi mund të përdorë edhe kartën "Vesino" që pëlqehet nga Karlo Ançeloti për të ulur vlerën e kartonit të Kinit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania