Panorama Sport (Albania)

Rindërtimi në mesfushë, Toliso në "pole" më pas Vidal e Kastrovili

-

Asnjë revolucion, por për të sistemuar mesfushën e Interit për sezonin e ardhshëm do të nevojitet një ndërhyrje e vogël, duke ruajtur gjithmonë bazat aktuale. Dy njerëzit e merkatos zikaltër, Xhuzepe Marota dhe Piero Auzilio do të duhet të angazhohen për të përmirësua­r skuadrën dhe për t'i lejuar Antonio Kontes të riorganizo­jë organikën zikaltër. Por pse jo edhe për të shtuar më shumë protagonis­të, për të ndryshuar vazhdimish­t modul loje, kur ndeshjet do të shtohen dhe do të bëhen edhe më delikate për t'u luajtur.

BAZA - Konte po punon për të ndërtuar një Inter të aftë që të ndryshojë "lëkurë" sipas kërkesave të sfidës, por përtej aspektit taktik janë gjithmonë interpretu­esit që bëjnë diferencën. Skuadra e së nesërmes do të vazhdojë të mbështetet te "regjia" e Marselo Brozoviçit, dinamizmi i Nikolo Barelës, fantazia dhe teknika e Stefano Sensit dhe "shpikjet" e Kristian Eriksenit. Katër titullarë të sigurt, plus Matias Vesino dhe Roberto Galjardini si rezerva, por që me siguri do të zëvendësoh­en. Në repart mbetet gjithmonë i pari në listë emri i Arturo Vidal, por nuk është profili i vetëm interesant. Pëlqehet shumë Korentin Toliso i Bajernit, kampion bote në fuqi. Ndërsa në Itali profili i pëlqyer mbetet Gaetano Kastrovili i Fiorentinë­s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania