Panorama Sport (Albania)

Një "bunker" prej 150 milionësh, e ardhmja e mbrojtjes është e sigurt

-

Është një pjesë e Interit që nuk preket. Dhe me të cilën Antonio Konte do të ndërtojë themelet e skuadrës së të ardhmes. Jo rastësisht është reparti i mbrojtjes, që përpara Samir Handanoviç­it do të riniset nga Bastoni-De Vraj-Shkriniar. Asnjë pasiguri si për shembull në sulm, ku mbi qëndrimin e Lautaros në Milano qëndron një pikëpyetje e madhe; asnjë modifikim si në mesfushë, ku Xhuzepe Marota dhe Piero Auzilio disa blerje do përpiqen t'i bëjnë thuajse me detyrim. Prapavija titullare për sezonin e ardhshëm është e ndërtuar, me pikëpyetje­n e vetëm Diego Godin, i transferua­r verën e kaluar me grada fenomeni, por sot e kësaj dite vazhdon të jetë pjesë e listës së largimeve.

NJË THESAR NË SHTËPI - Tre mbrojtësit janë një thesar i vërtetë: klubi i Stiven Zhang u ka bërë ballë joshjeve të skuadrave të mëdha që janë përpjekur t'u afrohen dhe sot mund të thotë me siguri që ka në stëpi një "mur" që vlen rreth 150 milionë euro. Personi simbol në mbrojtje këtë vit është Stefan de Vraj: 28-vjeçari holandez përbën vërtet një biznes, duke konsiderua­r faktin që zikaltrit e morën me kosto zero nga Lacio verën e 2018-ës dhe tani kanë në organikë një qendërmbro­jtës të nivelit të parë që vlen së paku 60 milionë. Stefan, që kërkohet nga Barcelona, ka qenë thelbësor për Konten. I vetmi nga prapavija që nuk e ka vuajtur ndryshimin nga mbrojta me 4 dhe në situata të ndryshme është parë edhe në versionin "regjisor" duke nisur manovrën. Ka një kontratë deri në vitin 2023 ku përfiton 3,8 milionë në sezon: pra, një garanci. Pikërisht si siguria tjetër, Milan Shkriniar. Sllovaku, gjatë dy viteve me Spaletin në pankinë, u dallua për vazhdimësi dhe rendiment të lartë; me Konten, edhe për shkak të zhvendosje­s në të majtë, 25-vjeçari (edhe ai me skadencë në 2023shin) ka "humbur" disi. Megjithatë, askush nuk e ka humbur besimin tek ai, siç dëshmojnë 29 ndeshjet nga 30 prej 90 minutash mes Serisë A dhe Champions-it. Pa harruar që shpesh i janë dërguar prapa interesime­t Barçës dhe Sitit

SHPËRTHIMI - Sezoni i ri pritet të jetë edhe ai i shpërthimi­t përfundimt­ar të Alesandro Bastonit. Porsa ka mbuhsur 21 vjeç, numëron 17 ndeshje dhe një gol në edicionin e parë si zikaltër, duke marrë vendin e Godin në zgjedhjet e Kontes. I blinduar si dy të tjerët deri në 2023-shin, me të është dashuruar Siti, që në janar propozoi shkëmbimin me Kanselon, por drejtuesit interistë nuk e menduan aspak dhe sot e vlerësojnë 40 milionë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania