Panorama Sport (Albania)

Kriza nga Covid-19, Reali gjen mënyrën si të mbushë arkat

Nga Bejl te Hames, pritet të arkëtohen 121 milionë euro

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Për të dytën verë rad hazi në zyrat e Re alit të Madridit do të jetë ligj shprehja: Fillimisht të shesim, pastaj të blejmë. Në skuadrën aktuale të Realit të Madridit nuk ka vende të lira. 25 vendet e federuara janë të zëna dhe duhet të kujtojmë një tjetër fakt, që "Galaktikët" kanë 11 futbollist­ë të huazuar në skuadrat e tjera. Nëse nuk ndodhin gjëra të çuditshme deri në merkaton e verës, atëherë plani paraprak është që skuadra e Florentino Perezit mund të arkëtojë 121 milionë euro nga shitja e disa futbollist­ëve që janë të tepërt dhe nuk kanë pasur besimin e trajnerit Zinedin Zidan. Gazeta spanjolle "AS" ka shtruar idenë se klubi galaktik mund ta sigurojë këtë shumë me shitjen e 4-5 futbollist­ëve të skuadrës aktuale, pa llogaritur huazimet që janë me të drejtë blerjeje. Në merkato kanë përfunduar lojtarët si Garet Bejl (nuk dëshiron të largohet), Hames (Mendesh po dëgjon ofertat për të), Vaskez dhe Mariano (edhe ata nuk kanë ndërmend që të largohen) dhe Odriozola. Naço është një tjetër emër që mund të largohet dhe drejtuesit po analizojnë gjithçka. Në këtë sezon ka luajtur 641 minuta dhe dëmtimet i kanë hapur shumë telashe. Në këtë mënyrë, Reali i Madridit është duke kërkuar një zëvendësue­s për rolin e tij dhe bëhet fjalë për Dajot Upamekanon, i cili është ndër të preferuari­t.

FRYMËMARRJ­E - Duke qenë se Koronaviru­si ka krijuar probleme të shumta në aspektin ekonomik, shitja e futbollist­ëve do të ishte një mundësi e artë për të mbushur arkat. Nuk dihen ende datat se kur mund të ndodhin këto transferim­e dhe gjithashtu sa kushtojnë futbollist­ët, por në "Transferma­rkt" vlera e skuadrave ka rënë ndjeshëm. Për momentin, Reali i Madridit vlerësohet 191.5 milionë euro më pak, 17%. Sipas kësaj faqeje, klubi mund të përfitojë 121 milionë euro nga shitjet, 32 nga Bejli dhe po aq nga Hames Rodrigez. Lukas Vaskez dhe Odriozola kushtojnë 16 milionë secili, ndërsa Mariano Diaz kushton 13 dhe Naço 12 milionë euro. Në këtë mënyrë, Reali i Madridit do të ketë mundësi që të bëjë lëvizje në merkato dhe të afrojë futbollist­ët që dëshiron.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania