Panorama Sport (Albania)

Morata "fshin" Realin: Mendoja vetëm Atletikon

-

Intervista­t në rrjetet sociale janë bërë modë në kohët e fundit dhe Alvaro Morata nuk u ka shpëtuar dot. Sulmuesi i Atletikos së Madridit ka treguar se ëndrra e tij e madhe ka qenë që të luante në "Vinsente Kalderon" me fanellën e Atletikos së Madridit. "Kur isha kapës topash tek Atletiko, doja që të luaja një ditë në këtë stadium me këtë fanellë. Ëndërroja shumë, por për fat të keq e kam bërë edhe me fanella të tjera. Sigurisht që jam i lumtur që ndodhem këtu dhe po e shijoj në çdo moment. Tifozët janë fantastikë, skuadra po rritet dhe ka një projekt ambicioz", ka thënë Morata, duke lënë mënjanë aventurën te Reali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania