Panorama Sport (Albania)

Karantina e Klopit: Mjeshtër në larjen e enëve, po mësoj të lidh kravatën

"Tentova të bëj edhe vezë të fërguara, por dështova"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Me lojtarët e tij, në këtë periudhë karantine në pritje për të rinisur sezonin, trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, mban të karikuar moralin në "Anfield". Përmes një videoje, trajneri gjerman ka kujtuar triumfin e fundit në Champions dhe ndeshjet e mëdha që "Reds"-at e tij bënë sezonin e shkuar, me shpresën për të përjetuar suksese të tilla të ngjashme në të ardhmen. Por në këto kohë kur futbolli po pushon prej Covid19, tekniku tregon edhe se si po e kalon kohën e tij në shtëpi: "Bëj gjëra që s'i kisha provuar kurrë më parë. Detyra ime aktuale është të laj enët, më pëlqen dhe kam nisur të bëhem mjeshtër i lavastovil­jes. Përgatita vezët e mia të para të fërguara, por gruaja ime, Ula, nuk mbeti shumë e kënaqur dhe nuk më kërkoi t'i bëja përsëri". Por ish-trajneri i Dortmundit duhet të fitojë mbi të gjitha një sfidë me veten: "Jam 52 vjeç dhe akoma nuk di të lidh nyjën e kravatës. Por unë dhe im bir Denis do të praktikohe­mi dhe ju garantoj se pas shtatë ditëve do të kem mësuar. Do të duhet kjo kohë, sepse bëhet fjalë për një lëvizje të duarve që unë nuk jam mësuar ta bëj". Karantina, duke qenë se në Angli nuk është e masave ekstreme, i lejon akoma të dalë përreth shtëpisë së tij dhe të zbulojë edhe pasionin e tij për të vrapuar. "Jetoj në një zonë të bukur dhe është një kënaqësi që të vraposh këtu përreth një

orë. Mendoj se po të ma mohonin, do të më mungonte shumë". Aktualisht Liverpuli kryeson Premier Ligën 25 pikë i shkëputur nga Mançester Siti i vendit të dytë dhe i duhen vetëm 6 pikë në 9 javët e mbetura për t'u shpallur kampion për herë të parë pas 30 vitesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania