Panorama Sport (Albania)

Mesazhe "hot" balerinës, Zhorzhinjo ndan çiftin

-

Ylli i Çelsit, Zhorzhinjo, ka prishur një romancë 4vjeçare të një çifti, pasi i ka dërguar mesazhe flirtuese një vajze që punon në klub. "The Sun" zbuloi se mesfushori 28-vjeçar, babai i dy fëmijëve, ka këmbyer me Elisa Skalkonin (26 vjeçe) mesazhe, duke e pyetur atë edhe se cilin pozicion seksual ka të preferuar. I dashuri i vajzës, Aron Hjuxhs, i ka lexuar ato pak orë përpara se çifti të nisej me pushime në Sri Lanka, ku ai edhe pritej që t'i propozonte për martesë ish-balerinës. "Zhorzhinjo më shkatërroi marrëdhëni­en", tha 25vjeçari për "The Sun". Aron dhe Elisa, e cila është me origjinë nga Italia dhe Sri Lanka, u takua me futbollist­in pak pasi kishte nisur punë në qendrën stërvitore të bluve të Londrës. Duke qenë se ajo fliste mirë si italisht ashtu edhe anglisht, e ndihmoi lojtarin me përkthimin në ditët e tij të para në Londër. "Ajo nisi të fliste për Zhorzhinjo­n gjithnjë e më shumë dhe unë nisa të dyshoj", tregon ish-i fejuari i saj. Një skandal i tillë del në dritë vetëm pak ditë pasi ylli i "The Voice", Ketrin Harding, njoftoi se priste fëmijën e yllit të Çelsit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania