Panorama Sport (Albania)

"Don Zhuani" Emeri, me 2 lidhje paralele

-

Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, kishte një marrëdhëni­e me pronaren e një bari në Spanjë, në të njëjtën kohë që dilte edhe me një sipërmarrë­se angleze, Sasha Rajt. Pak ditë më parë, "The Sun" zbuloi se ish-tekniku i Arsenalit e quajti këtë të fundit një shtrigë të bardhë, duke e fajësuar për formën e dobët të ish-skuadrës së tij, e cila i shkaktoi shkarkimin pasi ajo i dha fund lidhjes së tyre 2-vjeçare. Por tashmë, tabloidi ka arritur të zbulojë edhe se tekniku 48-vjeçar, i shkarkuar nga "Emirates" në nëntor, kishte në të njëjtën kohë edhe një lidhje me sipërmarrë­sen e një bari në Spanjë, Lusila Vila Segui. Një burim i afërt i saj tregoi: "Lusila ka udhëtuar në të gjithë botën me Unain. Pavarësish­t se nuk ishin të martuar, ata jetonin së bashku si burrë dhe grua. Ata kishin një lidhje prej më shumë se 10 vitesh dhe ajo ka qenë partnerja e tij që prej ndarjes së Unait nga gruaja e tij aktuale, Luiza. Ajo është ende me Unain tani. Kjo ka shkaktuar konfuzion të madh, sepse Sasha thotë se ajo ishte e lidhur me të deri muajin e shkuar". Lusila, e cila ka në pronësi barin "MarBlanc" në Majorka, jetoi me Unain në Paris gjatë dy viteve që ai drejtoi PSG-në.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania