Panorama Sport (Albania)

"Pas krizës, Mbape do kushtojë 40 mln euro"

-

Derisa të përfundojë beteja me Covid-19, është e vështirë për të parashikua­r një bilanc të dëmeve mbi ekonominë, edhe pse ka nga ata që provojnë t'u hyjnë shifrave. Daniel KohnBendit, eurodepute­t francez, është i bindur se çmimi i kartonëve të futbollist­ëve do të pësojë një rënie drastike dhe merr Kilië Mbapenë si shembull: "Pas kësaj krize, sulmuesi i PSG-së nuk do të vlejë më shumë se 35-40 milionë euro dhe jo 200 milionë". Mbape, për të cilin PSG i pagoi Monakos 180 milionë euro në vitin 2017, është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e sotëm dhe vlerës së tij teorike, sipas "transferma­rkt", i është afruar vetëm Reali i Madridit (200 milionë euro). "Kjo krizë do të largojë iracionali­tetin e sportit profesioni­st dhe nuk do të bien vetëm vlerat e kartonëve dhe rrogat, por edhe të drejtat e imazhit. Dhe duhet çmontuar sistemi i menaxherëv­e. Nuk mendoj se futbollist­ët do të luajnë më keq vetëm sepse do të paguhen më pak", tha eurodepute­ti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania