Panorama Sport (Albania)

Frika nga virusi, Murinjo fle në qendrën stërvitore

-

Zhoze Murinjo ka vendosur që të jetojë në qendrën stërvitore të Totenhemit këto kohë pandemie së bashku me stafin e tij më të ngushtë, për t'i qëndruar sa më larg familjes. Ditën e shtunë, tekniku portugez u fotografua teksa bënte një xhiro i shoqëruar nga stafi i tij në qendrën stërvitore të "Spërsave", ku ai ka vendosur të jetojë prej disa ditësh. Mou u fotografua nën shoqërinë e trajnerit të portierëve Nuno Santos dhe takticieni­t Rikardo Formosinjo. Portugezi është kritikuar në fillim të këtij muaji pasi theu rregullat e izolimit të vendosura nga qeveria, duke mbajtur një seancë stërvitore në një park publik të Londrës për mesfushori­n Tangui Ndombele.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania