Panorama Sport (Albania)

Asprija: Dhuratë 1 milion prezervati­vë me dron

-

Legjenda e Njukasëlli­t, Faustino Asprija, ka premtuar se do të shpërndajë prezervati­vë falas me dronë gjatë krizës së Koronaviru­sit. Ish-sulmuesi kolumbian, i cili i hyri biznesit të shëndetit seksual pasi vari këpucët në gozhdë në vitin 2014, hapi një kompani prodhimi kontracept­ivësh. Ai njoftoi se kompania e tij do të sigurojë 3.5 milionë kontracept­ivë për situatën e pandemisë, 1 milion prej të cilëve do të shpërndahe­n falas përmes një flote dronësh. Kompania e ish-yllit të Parmës po lulëzon në këto kohë ku shumë kompani të tjera në këtë fushë janë mbyllur për shkak të krizës financiare që ka shkaktuar virusi. Tregu botëror i prezervati­vëve ka pasur një bum kërkesash tani që njerëzit qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania