Panorama Sport (Albania)

Lajpcigu zgjedh Rashicën si pasardhës të Vernerit

Bomberi gjerman mes Interit e Junajtid, sulmuesi kosovar mbledh gjithmonë e më shumë admirues

-

Lajpcig është klubi i radhës që i është shtuar listës së gjatë të ekipeve që duan shërbimet e Milot Rashicës. Futbollist­i i Kosovës është shtylla e skuadrës së Verder Bremenit, por dëshiron të ndërrojë ekip. Menaxheri i tij, Altin Lala, ka folur disa herë për largimin e tij, por tashmë ka dalë në skenë një tjetër klub, përveç atyre në Angli dhe Itali.

Lajpcig është i interesuar për shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar, pas Borusias së Dortmundit dhe Aston Vilës që janë dy skuadrat për të cilat raportohet se e duan më së shumti Rashicën. "Prej asaj që ka mësuar "Veser-Kurier" nga burime të sigurta në klubin e Verderit, Rashica tani përballet me një kalim shumëmilio­nësh te Lajpcig. Diskutimet në mes të atyre që vendosin te Lajpcigu dhe menaxhment­it të lojtarit janë të avancuara, saqë një njoftim zyrtar për këtë transferim mund të pritet që në këtë muaj", ka raportuar gazeta gjermane, "Veser-Kurier". Miloti e njeh shumë mirë Bundesligë­n, kësisoj nuk përjashtoh­et mundësia që të ndërrojë skuadër, por jo kampionat. Klubi gjerman që këtë sezon është një prej pretendent­ëve kryesorë për të fituar titullin nuk kërkon të mbesë pa asnjë alternaivë nëse sulmuesi kryesor, Timo Verner, vendos të largohet në fund të sezonit nga skuadra e "Red Bull"-it. Kujtojmë se në garë për bomberin e kombëtares së Gjermanisë janë skuadra e Mançester Junajtid në Angli dhe Interi në Itali. Zikaltrit duan të plotësojnë vendin bosh që mund të lërë Lautaro Martinez, i cili përflitet gjithmonë e më shumë se është pranë kalimit te Barcelona në fund të këtij sezoni. Verneri pëlqehet shumë edhe nga trajneri i zikaltërve, Antonio Konte, që kërkon të formojë një dyshe të fortë në sulm me Romelu Lukakun për të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania