Panorama Sport (Albania)

Hainer: Futbolli nuk do të jetë kurrë si më parë

-

Shifrat e çmendura të transferim­eve janë një gjë e së shkuarës pas pandemisë së Koronaviru­sit, sipas presidenti­t të Bajernit të Mynihut, Herbert Hainer. Shpenzimet e viteve të fundit kanë prekur majat, duke vendosur edhe rekordin botëror me transferim­in e Nejmarit nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro në vitin 2017. Por me futbollin përpara një krize financiare, Hainer pret që situata të ndryshojë. Klube si Bajerni, Barcelona, Juventusi, Mançester Junajtidi dhe Atletiko e Madridit, janë mes gjigantëve që kanë vendosur të ulin rrogat e futbollist­ëve dhe stafit. "Pavarësish­t se është e vështirë të bësh parashikim­e, është e natyrshme që do të ketë ndryshime", tha presidenti i Bajernit për revistën 51 të klubit. "Unë jam dakord me atë që thotë Uli Hënes (ish-presidenti) se çmimet e transferim­eve do të ulen. Kjo është thjesht logjike. Kur të ardhurat bien, ka më pak para në qarkullim. Dhe duke parë ndikimin ekonomik të krizës së Koronaviru­sit në jetët e përditshme të njerëzve, shifrat e çmendura në miliona bëhen edhe më pak të justifikue­shme sesa ishin në të shkuarën. Shpresa ime është që të ketë më shumë mirëkuptim. Unë dua t'i heq kapelën Hasan Salihamixh­içit për lidershipi­n sportiv të skuadrës sonë. Ata po e menaxhojnë shumë mirë situatën e Koronaviru­sit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania