Panorama Sport (Albania)

Çfarë pretendon Manuel Nojer për të rinovuar me bavarezët

-

Tomas Kroth është menaxheri i portierit të Bajernit, Manuel Nojer. Sipas mediave gjermane lojtari dhe menaxheri i tij i kanë kërkuar Bajernit të Mynihut një kontratë të re 5-vjeçare ku portieri do të fitonte 20 milionë euro në sezon (përfshirë edhe taksat), një shifër që për klubin gjerman duket stratosfer­ike duke parë edhe moshën e vjetër të kapitenit. Bajerni kurrë nuk është shquar si një klub që paguan shifra të tilla për një futbollist. Edhe pse Nojer e ka mohuar të ketë kërkuar kushte të tilla, klubi gjerman ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar për këtë çështje. Shefi i klubit, Karl-Hainc Rumenige dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixh­iç, kanë refuzuar ta komentojnë për mediat këtë gjë, duke iu shmangur çdo mosmarrëve­shjeje që mund të sillte një fjali e vetme në lidhje me këtë çështje të nxehtë në shtëpinë e kampionëve në fuqi të Bundesligë­s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania