Panorama Sport (Albania)

“Kam ngecur një muaj në Kenia”, Luiza Gega zbulon situatën kaotike

Kampionia e atletikës: Ja pse nuk kam bërë kërkesë për t'u kthyer

-

Luiza Gega është një ndër sportistet më të suksesshme të Shqipërisë, duke na bërë krenarë me medaljet e shumta të fituara. Pavarësish­t kushteve të vështira për t'u stërvitur, atletja dibrane i ka befasuar të gjithë me rezultatet pozitive të arritura. Ndërkohë, Gega së fundmi kishte shkuar në Kenia për t'u përgatitur për Lojërat Olimpike, por mbyllja e kufijve ka bërë që të qëndrojë e ngecur aty për rreth një muaj. Koronaviru­si patjetër që i ka prishur tërësisht planet e saj, megjithatë atletja shqiptare tregon për "Ora TV" se po e shfrytëzon qëndrimin e saj në vendin afrikan për të kryer një fazë përgatitor­e. Gega tregon se do të qëndrojë në pritje të situatës, e cila nëse nuk do të shfaqë shenja përmirësim­i, atëherë do t'i duhet të kontaktojë me shtetin shqiptar për të gjetur një mënyrë që të kthehet në shtëpinë e saj. "Për momentin çdo gjë është mirë falë Zotit. Unë kam një muaj në Kenia. Erdha

në një moment pak delikat. Unë erdha këtu kur Lojërat Olimpike, ende nuk ishin anuluar dhe objektivi im ishte të përgatites­ha për to. Gjithçka ndryshoi një javë pasi unë erdha. Lojërat Olimpike u shtynë për në vitin 2021 dhe unë në njëfarë mënyre kam ngecur këtu, duke qenë se të gjitha fluturimet në gjithë botën janë anuluar. Kështu që, nuk e di kur mund të kthehem. Edhe këtu kanë marrë masa. Kanë mbyllur stadiume, palestra dhe nuk lënë grupe të mëdha atletësh të stërviten së bashku. Pra ka një distancim, sigurisht, si në të gjithë botën. Por që e vetmja gjë e mirë është se këtu ka rrugë pa mbarim dhe le të themi mundohemi ta kryejmë stërvitjen, edhe pse jo në mënyrën 100% si duam. Për momentin ende nuk kam kontaktuar me shtetin shqiptar, duke qenë se kam pritur çdo ditë për të parë si do shkojë situata. Meqenëse erdha këtu, vendosa të bëja një minifazë përgatitor­e. Megjithatë, ende nuk e dimë se kur mund të kemi gara dhe kur mund të fillojmë aktivitete­t dhe kjo është një tjetër stres psikologji­k për momentin, sepse vetëm po stërvitemi. Por është e vështirë të gjejmë atë motivimin 100%, sepse ende nuk e dimë kur do të fillojmë garat. Prandaj nuk kam bërë një kërkesë për rikthim dhe do të pres edhe pak ditë të shoh se si do të shkojë situata. Nëse vazhdon e njëjtë, do të mundohem shumë të gjej një mënyrë për t'u rikthyer. Pjesa më e madhe e sportistëv­e janë rikthyer në shtëpitë e tyre, megjithëse ka dhe nga ata si unë që kanë ngecur këtu", ka thënë Luiza Gega.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania