Panorama Sport (Albania)

Çiklizëm, Anxhaku: Turin e Shqipërisë e bëjmë në shtator

"I kërkuam Federatës Botërore që ta shtynim aktiviteti­n"

- ARTIN LLESHAJ VENDIMI PËR ANULIMIN MUNDËSITË E ZHVILLIMIT NË SHTATOR SPORTISTËT DHE KALENDARI

Pandemia e shkaktu ar nga virusi Covid19 ka sjellë anulimin apo shtyrjen e veprimtari­ve të ndryshme sportive në të gjithë botën. Kësaj situate nuk i ka shpëtuar as çiklizmi, ku eventi më madhor si Turi i Francës është spostuar për në datën 29 gusht. Ndërkohë, së fundmi, është vendosur edhe anulimi i Rrethit të 77-të Çiklistik të Shqipërisë, eventi i tretë më i vjetër në Europë, pas tureve të Francës dhe Italisë. Një garë që vit pas viti po masivizohe­j me pjesëmarrj­e të çiklistëve nga shtete të ndryshme, që këtë sezon ishte planifikua­r të startonte më 19 maj. Lidhur me këtë situatë, "Panorama Sport" ka kontaktuar me Skënder Anxhakun, presidenti­n e Federatës Shqiptare të Çiklizmit. Anxhaku komenton vendimin e marrë për ta anuluar Turin e Shqipërisë, si dhe mundësinë e zhvillimit të kësaj gare në shtator. Ai rrëfen gjithashtu kontaktet me sportistët dhe garat e tjera që e presin çiklizmin shqiptar.

Anxhaku e shpjegon kështu anulimin e Rrethit të Shqipërisë: "Siç dihet, Koronaviru­si ka shtyrë shumë aktivitete dhe jo vetëm çiklizmin. Duke marrë shkas nga kjo situatë, Federata Shqiptare e Çiklizmit i bëri një shkresë Federatës Botërore dhe ata e miratuan kërkesën tonë për ta shtyrë Turin e Shqipërisë".

Kreu i çiklizmit shqiptar shpreson që kjo garë të rikuperohe­t në muajin shtator: "Duke parë që do të mbahen si Turi i Francës ashtu edhe ai i Italisë, mendojmë që ta zhvillojmë në shtator, por gjithmonë duke marrë edhe mendimin e Federatës Botërore. Nëse do të zhvillohet Kampionati Europian në Itali në shtator, shpresojmë që ta mbajmë edhe ne këtë event që na u shty. Po në shtator do të mbahet edhe Kampionati Kombëtar, i cili është gjithashtu një event i madh. Asnjëherë

nuk e kisha menduar që një virus do të sillte anulimin e një gare kaq të rëndësishm­e, jo vetëm për FSHÇnë, por edhe për Federatën Botërore apo Europiane".

Në fund Anxhaku shprehet se federata ka qenë në kontakt me sportistët, ndërsa tregon edhe për garat e tjera kombëtare, të cilat janë anuluar: "Me çiklistët kemi qenë në kontakt të vazhdueshë­m,

si me sportistët vendës ashtu edhe me ata që janë jashtë kufijve. Fatmirësis­ht nuk kemi pasur ndonjë të infektuar dhe të gjithë po përgatiten me aq sa munden në kushte shtëpie. Tani të shikojmë se kur mund të hapet, pasi na është thënë që më 3 maj mund të nisin aktivitete­t. Kishim eventin e 26 marsit në Kavajë, i cili gjithashtu u anulua, ndërsa tani shpresojmë që pas kësaj situate, të organizojm­ë një event

në nder të çiklistit të madh Agim Tafili. Një garë që do të nisë nga Tirana për në Shkodër e më tej në Pukë, për t'u kthyer sërish në Shkodër", përfundon Skënder Anxhaku. 23 vite më parë daton hera e fundit kur anulohej Turi Çiklistik i Shqipërisë. Në atë kohë garat nuk u zhvilluan për shkak të trazirave të vitit 1997. Ndërsa që pas përfundimi­t të Luftës së Dytë Botërore kjo garë nuk ishte anuluar asnjëherë tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania