Panorama Sport (Albania)

Ish-shefi i Ferrarit, tashmë shofer për të moshuarit

-

Njerëz të shumtë nga bota e sportit po japin kontributi­n e tyre në mënyra të ndryshme në luftën ndaj Koronaviru­sit. Ka nga ata që kanë dhuruar shuma monetare në drejtim të spitaleve, të tjerë kanë promovuar fushata për mbledhje fondesh apo kanë nxjerrë në ankand relikte, me qëllimin që paratë të shkojnë për betejën me virusin Covid-19. Por kemi edhe rastin e Mauricio Arrivabene­s, ish-shefit të Ferrarit në Formulën 1 nga viti 2015 deri më 2018-ën. Sipas asaj që bën të ditur gazetari italian Leo Turrini, ish-drejtuesi i "Kokëkuqes" ka zgjedhur një mënyrë të veçantë dhe tepër origjinale për të dhënë kontributi­n e tij në këtë situatë të vështirë. "Arrivabene nuk është shprehur në media, por që prej momentit kur ka shpërthyer pandemia, ai është i gatshëm të drejtojë makinën për të transportu­ar të sëmurët në spital. Me pak fjalë, është bërë pilot", rrëfen Turrini për Arrivabene­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania