Panorama Sport (Albania)

Trajnerët Trajnerët Trajnerët dhe dhe dhe kapitenët: kapitenët: kapitenët: Të Të Të vendoset vendoset vendoset në në fushë fushë

Sormanii dhe Novii kundër: "Të anulohet sezoni". Jonuz: "FSHF ta bëjë me 14 ekipe" Skenarët për Superiiore­n,, federata: Pllane për të niisur në qershor

- Përgatitën: I.Cara, O.Avdiaj, S.Sulozeqi, Ll.Saro, Z.Qypi, A.Uruçi, E.Saliu, T.Shehu, E.Sika;

Koronaviru­si ka pushtuar globin dhe nuk mund të flitet për futboll në këto momente, por çdo shtet bën llogaritë e tij. Qeveria shqiptare ka nisur gradualish­t të lehtësojë masat, ndërsa vetë kryeminist­ri Edi Rama ka paralajmër­uar se aktivitete­t sportive janë të fundit që do të hapen, por pa specifikua­r se në çfarë muaji. "Panorama Sport" foli dje me trajnerët që drejtojnë në Kategorinë Superiore. Pyetjet për secilin trajnerë ishin këto: Kur mendoni se mund të rifillojë kampionati? Nëse zgjat shumë kjo periudhë pushimi, do të ishte më mirë të mos luhej më fare për këtë sezon? Sa kohë mendoni se do t'i duhet ekipit për të marrë veten nëse rifillon gara? Mendime të ndryshme, por edhe trajnerë "radikalë" si Sormani, Jonuz apo Novi, të cilët e shohin të pashpresë një rifillim të garës në këto kushte. Gjithsesi, ka edhe nga ata si Egbo, Shehi apo Dovedan, që duan të vazhdojë kampionati, edhe pse janë të ndërgjegjs­hëm se nuk vendosin ata. Vetëm shkodranët Edi Martini (Teuta) dhe Armando Cungu (Laçi) evituan të jepnin komente.

EMANUEL EGBO (TIRANA)

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, kërkon që kampionati të nisë në muajin maj. Në prononcimi­n ekskluziv për "Panorama Sport", ai argumentoi pse nuk mund të luhet në një periudhë si qershori apo korriku. "Nuk di të them se kur do të nisë kampionati, por për mua do të ishte mirë të niste sa më shpejt që të jetë e mundur. E them këtë edhe sepse qershori dhe korriku janë muaj me temperatur­a shumë të larta dhe jo të përshtatsh­me për të luajtur. Ndaj, sa më shpejt, është më mirë edhe për të pasur kohë të kompletohe­t kampionati me të gjitha ndeshjet", deklaroi fillimisht nigeriani i pankinës bardheblu. Sa i përket stërvitjes dhe kohës që i duhet për të bërë gati ekipin, ai u shpreh: "Referuar kohës se kur do të nisim me stërvitjet, unë mendoj se duhet një periudhë njoftimi përpara se të nisë kampionati. Pra, të kemi tri javë kohë ose dy javë kohë minimumi për t'u stërvitur dhe në javën e tretë të nisë kampionati. Ne kemi qenë në kontakt me lojtarët dhe ata kanë pasur programe stërvitore. Deri diku ata kanë bërë stërvitje individual­e, disa në shtëpi, por disa edhe në pista. Mirëpo, nuk është njësoj si stërvitja me grupin. Unë mendoj se lojtarët do të jenë në rreth 50-60% të formës së tyre fizike kur të kthehen".

ORGES SHEHI (KUKËSI)

Orges Shehi propozon një opsion Botërori ose Europiani për të mbyllur Superioren. Në bisedën për "Panorama Sport", trajneri i Kukësit theksoi se kampionati duhet të luhet deri në fund, pavarësish­t kohës se kur mund të zhvillohen javët e mbetura. "Unë mendoj se mund të jetë edhe opsioni tip Europiani ose Botërori, ku skuadrat dhe gjyqtarët janë të grumbullua­r deri në fund të kampionati­t. E di që ka kosto, por është thjesht një ide, sepse jam i mendimit që duhet të jepen verdiktet në fushë. Siç e kam shprehur edhe më parë për gazetën tuaj, nëse situata është nën kontroll, edhe ne mund të na lejojnë të stërvitemi në grupe. Megjithatë, kjo është në varësi të kushteve që vendosin autoritete­t. Kurrsesi nuk dëshiroj të mbyllet kampionati tani. Ne kemi objektivat tanë, ka edhe shumë pikë në lojë. Deri në fund të kampionati­t çdo ekip të marrë atë pozicion që meriton, por ta marrë duke luajtur në fushë. Ky është mendimi im për garën", deklaroi Shehi, i cili e drejtoi Kukësin në vetëm dy ndeshje para ndërprerje­s së kampionati­t. Sa i përket kohës që do t'i duhet ekipit për të qenë gati, trajneri i Kukësit dha këtë përgjigje: "Mendoj se na duhen 21 ditë për t'u stërvitur bashkë. Shpresojmë të nisim stërvitjen në maj, pasi deri më tani kemi qenë vetëm 'online' me ekipin. E kam organizuar në disa grupe, duke ndarë detyrat. Unë kam në kontroll grupin e lojtarëve që është në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa ndihFmK ëDsini aimo, (KRIr)ahman Hallaçi, ka grupin e çunave më të rinj të ekipit. Ata lojtarë që banojnë në Tiranë janë nën kujdesin e përgatitës­it atletik, Vullnet Manushi. Çdo mbrëmje më sjellin mua punën e bërë dhe kontrolloj gjithçka".

ARMANDO CUNGU (LAÇI)

Trajneri i Laçit është kontaktuar nga gazeta në dy ditët e fundit, por ka refuzuar të japë një përgjigje për pyetjet që "Panorama Sport" i dërgoi çdo tekniku që drejton në Superiore aktualisht. Gjithsesi, pak javë më parë për "SuperSport", kur shkodrani është pyetur lidhur me këtë ndërprerje kaq të gjatë dhe mungesën e stërvitjes, ka thënë: "Është një situatë me të cilën nuk jemi mësuar dhe nuk e dimë as se sa do zgjasë, ndaj kjo na e vështirëso­n punën. Megjithatë, duke besuar në profesiona­lizmin e lojtarëve, po i azhurnojmë çdo ditë me programe stërvitore nga shtëpia, për të ruajtur sadopak formën. Izolimi do të ndikojë në formën e futbollist­ëve, pasi ushtrimet që zhvillojnë nga shtëpia nuk janë stërvitje e mirëfilltë, por më shumë një lloj nxehjeje e muskujve. Megjithatë, është situatë e vështirë dhe e re për ne, ndaj do të duhet të përshtatem­i e të shpresojmë ta

kalojmë me sukses".

ILIR DAJA (SKËNDERBEU)

Një periudhë e gjatë shkëputjej­e ndikon shumë te lojtarët dhe në kushtet kur ende nuk ka garanci për përhapjen e virusit. Edhe trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, e ka shumë të vështirë të bëjë një parashikim se kur mund të rinisë ky kampionat. "Është një përgjigje e vështirë, pasi përtej dëshirave, do të donim që kjo ndërprerje të mos ndodhte fare, pasi po kalonim një formë të mirë dhe me rezultate pozitive. Atëherë nëse shohim vendimin e FSHF-së dhe shembujt që vijnë nga kampionate­t e tjera, ishte më se e domosdoshm­e që të veprohej kështu. Ndërprerja e kampionati­t ishte një masë paraprake mjaft e rëndësishm­e për të siguruar një mosinfekti­m në masë. Gjithmonë shëndeti dhe siguria e të gjithëve është primare. Por, deri më tani nuk kemi asnjë të dhënë të saktë se kur mund të rinisim. Asgjë nuk na është komunikuar. Jam i mendimit se duke parë lirimin e masave shtrëngues­e nga ana e qeverisë gjatë javëve të fundit, shumë shpejt do të vijë edhe një vendim nga FSHF për rifillimin e kampionati­t. Do të donim që të rifillonte sa më shpejt për të minimizuar pasojat. Megjithatë, të jemi të sinqertë, rifillimin e kemi të vështirë ta përcaktojm­ë, pasi e kanë të vështirë jo vetëm organet shëndetëso­re, por edhe FIFA dhe UEFA. Ne ende nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo situatë, por flitet se mund të vazhdojë për

shumë kohë kështu, prandaj besoj se rifillimi i aktivitete­ve sportive është një fakt që do të marrë formë shpejt. Nga ana tjetër, është FSHF që gjykon nëse i ka datat e mundshme për të mbaruar sezonin apo jo. Rifillimi i kampionati­t apo pezullimi u takon atyre dhe unë nuk dua të komentoj një vendim që ende nuk është marrë nga federata jonë. Të shpresojmë që të mos të zgjasë, por nëse zgjat shumë, është e udhës të ndiqen protokolle­t dhe sugjerimet që vijnë nga drejtuesit e futbollit europian", është shprehur trajneri Daja. I pyetur se sa kohë i duhet ekipit për të qenë në gjendje optimale pas një pauze kaq të gjatë, ai deklaroi: "Në ditën e parë që jemi shkëputur nga aktiviteti, të paktën flas për Skënderbeu­n, u kemi dhënë lojtarëve një plan pune individual, me qëllim që të mbajnë sa më gjatë formën fizike për të mos kapur fundin e ngarkesave. Por, në kushtet që u krijuan, dyshoj se gjithkush mund të mbante ritmin e një stërvitjej­e individual­e, pasi gjithçka u ndalua. Në kushte të tilla ka qenë e pamundur për të punuar individual­isht, qoftë edhe në palestër apo në natyrë. Duke dëgjuar udhëzimet e FSHFsë, ku thuhet se 10-12 ditë përgatitor­e do të ishin baza e planit të rifillimit të sezonit, mendoj se është një periudhë e pamjaftues­hme. Për mendimin tim, një ekipi i duhen të paktën 3-4 javë përgatitje për të rimarrë veten. Këtë nuk e them për efekt të rezultatev­e, por për të mirën e lojtarëve

fillimisht. Një dëmtim si pasojë e ngarkesës do të ishte minus i madh për ta, pasi janë profesioni­stë në fund të fundit".

BLEDAR HODO (TEUTA)

Trajneri Edi Martini nuk pranoi të jepte një përgjigje, ndërsa ishte ndihmësi i tij, Bledar Hodo, që bëri një koment. Për zv.trajnerin e Teutës, nëse kjo situatë zgjat, atëherë do të ishte më e ndershme të mbyllej këtu kampionati. Në bisedën për "Panorama Sport", numri dy i durrsakëve sqaroi se stafi i Teutës ka bërë gjithçka në këto kushte të vështira për t'i ndihmuar lojtarët të stërviten me ato mundësi që kanë. "Nuk kemi ende një përgjigje zyrtare se kur mund të rifillojmë stërvitjen në grup dhe më pas kampionati­n. Ne po bëjmë maksimumin me futbollist­ët që kemi në Durrës, duke u bërë stërvitje individual­e. Nëse kjo periudhë zgjat akoma edhe disa ditë, atëherë në të tilla kushte, për sigurinë e lojtarëve, do të ishte më mirë ndërprerja e kampionati­t. Dëshira është që të luhet futboll, por nuk e kemi ne në dorë", ka thënë fillimisht Hodo. Ndërsa i pyetur për kohën që i duhet ekipit për të qenë gati në javët e mbetura, numri dy i pankinës tha: "Me një pjesë të futbollist­ëve që jetojnë në Durrës, mendoj që janë gati, sepse i ndjekim çdo ditë në stërvitjen individual­e që bëjnë. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do një kohë të paktën dy javë stërvitje për të përballuar pjesën

e mbetur të sezonit".

ADOLFO SORMANI

(PARTIZANI)

"Të pezullohet ky sezon". Është ky konkluzion­i që nxjerr trajneri italian i Partizanit, Adolfo Sormani. Në prononcimi­n ekskluziv për "Panorama Sport", ai jep argumentin e tij pse ky kampionat nuk mund të luhet. "Mendoj se gjithçka do të jetë në dorë të qeverisë dhe do të varet nga mënyra se si do të manovrohet në këtë fazë të dytë të pandemisë. Me të gjithë sforcon e bërë nga qeveria deri më tani, nuk mund të mendohet një nisje e stërvitjev­e pa një protokoll sigurie. Jo vetëm të sportistëv­e, por të të gjithë njerëzve, duke qenë se lojtarët kanë pas ekipit edhe një jetë sociale me familjet etj. Në të njëjtën kohë, nuk besoj se të gjitha ekipet shqiptare, për çështje të kostove, mund ta mbulojnë këtë protokoll si për shembull në Serinë A italiane: tamponët, skuadra të izoluara në një ambient pranë dhomave të zhveshjeve, mjetet higjieno-sanitare etj. Kjo më bën të mendoj se stërvitjet dhe gjithashtu nisja e kampionati­t mund të shtyhet. E them këtë në sensin që koha e shtyrjes bëhet aq shumë, saqë mendoj se e bën të pamundur kohën për të përfunduar kampionati­n, ndaj në mënyrë të paevituesh­me mendoj se duhet pezulluar sezoni", theksoi Sormani. Më pas foli edhe për stërvitjen nëse do të vendoset rifillimi i kampionati­t në muajt në vijim. "Duke mos anashkalua­r asgjë nga pika e parë, sipas mendimit tim, siç

është nënvizuar tashmë edhe nga federata, vetëm të mendosh që do të lejohen 10 ditë stërvitje për skuadrat përpara se të rinisë kampionati, besoj se diçka e tillë rrezikon shëndetin e atletëve pas një periudhe prej 2 muajsh pa aktivitet, duke qenë se ndeshja e fundit zyrtare është luajtur më datë 10 mars. Të rinisësh të luash në këto kushte është edhe shkencëris­ht e pamundur, duke qenë se pas urdhrit për fillimin e mundshëm të kampionati­t do të duhet të luhej çdo 3-4 ditë. Nëse i bazohemi këtij programi, cilësia e ndeshjeve do të ishte thuajse amatoreske, sepse ritmi i lojës në fushë do të ishte i përgjumur, duke parë edhe përgatitje­n e sportistëv­e tanë. Kjo gjë do të ishte edhe në dëm të sportdashë­sve, të tifozëve, por ajo që i trembem më shumë është mundësia për t'u përballur me dëmtime të shumta. Duke marrë parasysh numrin e cunguar të futbollist­ëve në grup apo qoftë edhe faktin se mjaft lojtarë rrezikojnë edhe skualifiki­met në varësi. Jam i sigurt se ndërhyrjet për kartonë, si rrjedhojë e ritmit të ulët fizik me të cilin do të përballesh­in, është diçka e pashmangsh­me. Kërkoj falje nëse gjithmonë kam qenë i drejtpërdr­ejtë, por dua ta mbyll duke thënë se trajnerët që do të nxisin që të rinisim kampionati­n me këto kushte, këta janë me shumë mundësi ata njerëz që unë kam jo vetëm garancinë, por edhe provat, të cilët nuk kanë reshtur kurrë së stërvituri lojtarët e tyre, duke u dalë kundër edhe

ligjeve të shtetit dhe nuk kanë respektuar as bashkëqyte­tarët e tyre", përfundoi Sormani.

VELJKO DOVEDAN

(BYLISI)

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, këtë periudhë të vështirë po e kalon në qytetin e Ballshit me bashkëshor­ten, pasi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Bosnjës për shkak të mbylljes së kufijve. Dovedan nuk ishte mësuar që të qëndronte kaq gjatë larg fushës për të trajnuar ekipin. I pyetur dje nga "Panorama Sport" se kur mendon se mund të nisë kjo garë dhe se çfarë duhet të bëhet me kampionati­n, trajneri i Bylisit u shpreh: "Kjo është periudhë shumë e vështirë, realisht është hera e parë në jetën time që qëndroj kaq gjatë pushim. Por, më e rëndësishm­e është jeta dhe, falë Zotit, jemi mirë unë dhe njerëzit e mi. Sa i përket kampionati­t, gara ka qenë në kulmin e vet kur është ndërprerë dhe sa më afër të jetë kthimi në fushë, edhe më mirë do të jetë për ne. Duhet të fillojmë, por gjithmonë me rregulla. E rëndësishm­e është që të jemi të gjithë mirë". Ndërsa për kohën që do t'i duhet ekipit të marrë veten nëse kampionati nis në muajin tjetër, Dovedan dha këtë përgjigje: "Normalisht që nuk do të jetë cilësia njësoj, sepse u bë një periudhë e gjatë pushim. Krahas aspektit fizik e taktik, kjo ndikon edhe psikologji­kisht shumë te lojtarët. Mendoj se një ekip që të jetë të paktën në gjendje që të fillojë garën, do minimumi tri javë, pastaj që të jesh në formën optimale, duhen 45

ditë, sepse imagjinoni, kemi të bëjmë me një shkëputje e cilaë zgjati më shumë se pushimet e verës. Me të vërtetë është diçka e pazakontë".

MIRSAD JONUZ (VLLAZNIA)

Mirsad Jonuz ndodhet në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut që prej ndërprerje­s së kampionati­t. Në qytetin ku ka shumë shqiptarë, trajneri i Vllaznisë ka edhe një biznes fason. Për sa i përket fillimit të mundshëm të kampionati­t, Jonuz ka një propozim për FSHF-në. "Kampionati duhet të rifillojë kur të ketë një përqindje të vogël të virusit. Ndoshta mund të nisë pa tifozë. Nëse kampionati nuk luhet deri në muajt e verës, atëherë unë mendoj se FSHF duhet të zgjerojë Superioren me katër ekipe të tjera në sezonin e ri". Ndërkohë, sipas trajnerit me nënshtetës­i maqedonase dhe origjinë boshnjake, duhen minimalish­t 20 ditë që skuadra të punojë e bashkuar për të qenë në gjendje. "Nëse të gjithë lojtarët punojnë individual­isht, atëherë duhen 20 ditë përgatitje në grup. Mendoj se do të jenë të mjaftueshm­e, edhe pse do të jetë e vështirë, sepse ata do të luajnë çdo tri ditë dhe gjithashtu ndeshje plus në Kupë. Vërtet një problem shumë i madh, por nuk kemi se çfarë të bëjmë", deklaroi Jonuz për gazetën.

NERITAN NOVI (LUFTËTARI)

Për trajnerin e Luftëtarit, Neritan Novi, nëse skuadrat nuk nisin stërvitje në grup në javën e parë të muajit maj, atëherë është e kotë që të vazhdohet

një kampionat që mund të kthehet në formal. Për "Panorama Sport", Novi argumentoi edhe pse, sipas tij, skuadrat do të jenë në një gjendje katastrofi­ke. "Me shpresën se situata stabilizoh­et dhe stërvitja nis në fillimin e muajit tjetër, atëherë do të kemi shanse të zhvillojmë një kampionat normal për aq javë sa kanë mbetur. Nëse stërvitja nuk nis javën e parë të majit, i bie që lojtarët të shkojnë dy muaj pushim, gjë që nuk na ndodh as kur përfundon sezoni. Për mendimin tim, duhet një muaj fazë përgatitor­e patjetër nëse pretendojm­ë të bëjmë garë. Në kushte të tjera, lojtarët nuk qëndrojnë më shumë se 25 ditë pushim dhe kur kthehen në stërvitje, vijnë me parametra zero. Një ditë barazon një javë mungesë në futboll, ndërsa një muaj do të thotë një vit. Kjo është shumë problemati­ke. Lojtarët po shkojnë drejt dy muajve pa përgatitje. Sado të kenë bërë stërvitje individual­e në kushte shtëpie, sërish do të jenë zero kur të kthehen. Nëse kampionati nis në fundin e majit, i bie të bëjmë 11 ndërrime, se nuk përballojn­ë dot ndryshe. Pra, 11 të luajnë një pjesë loje dhe po kaq një tjetër. Për mua më mirë të mos luhet fare nëse zgjat deri në javën e parë të majit ky pushim absolut. Të ndërpritet kampionati dhe të vazhdojë me këto klube edhe sezonin tjetër. Nuk e them këtë se është Luftëtari në pozitat aktuale, por është e papranuesh­me të rifillosh një kampionat pas dy muajsh pushim. Personalis­ht e shoh të mbyllur këtë sezon nëse presim seriozitet.

Nuk mund të rimblidhem­i dhe të themi hajde të luajmë për ta mbyllur. Dy muaj pushim janë sikur të kesh lënë dy vite futbollin. Do ta shikojmë se çfarë do të ndodhë, por nëse e fillojmë, do të ketë probleme. Lojtarët kanë nevojë minimalish­t për një muaj stërvitje në grup. S'mund të quash përgatitje në kushte shtëpie dhe tarraca. Edhe në verë, kur lojtarët kthehen pas 20 ditëve pushim, ne e kemi parë vetë gjendjen e tyre, që ka qenë thuajse zero", deklaroi trajneri bluzi.

MARCELO TROISI (FLAMURTARI)

Për trajnerin brazilian të Flamurtari­t, Marcelo Troisi, ky kampionat duhet të kishte mbaruar. Sipas tij, është shumë e vështirë në këtë situatë të bësh parashikim­e. "Ne presim që të kthehet normalitet­i sa më shpejt që të jetë e mundur. Mendoj se është vështirë për të folur konkretish­t, pasi ende nuk e dimë se si do të shkojë situata nga Koronaviru­si. Për mua kampionati duhet të mbaronte, por e dimë që janë edhe 10 ndeshje që duhet të luhen në fushë dhe asgjë nuk është vendosur përfundimi­sht. Ky do të jetë problem", ka thënë fillimisht trajneri i Flamurtari­t. Ndërsa për stërvitjen që u duhet futbollist­ëve, Troisi e shikon të mjaftueshm­e një periudhë dyjavore. "Nëse kthehemi, mendoj se do të na duhet të bëjmë minimumi 15 ditë stërvitje", përfundoi kreu i pankinës deklaratën për "Panorama Sport".

 ??  ??
 ??  ?? Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, gjatë një bashkëbise­dimi me lojtarët
Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, gjatë një bashkëbise­dimi me lojtarët
 ??  ?? Adolfo Sormani, trajneri italian i Partizanit kërkon anulimin e sezonit
Adolfo Sormani, trajneri italian i Partizanit kërkon anulimin e sezonit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania