Panorama Sport (Albania)

FIFA vendos, ja zgjidhja nëse s'ka akord me klubet

-

FIFA vendosi shtyrjen e afatit të skadimit të kontratave të futbollist­ëve në mbarë botën, njëkohësis­ht edhe shtyrjen e periudhës së merkatos verore të futbollit. E detyruar nga ndërprerja e aktivitete­ve futbollist­ike në mbarë botën, FIFA lejoi ndryshimin e afateve të kontratave të futbollist­ëve dhe të transferim­eve të lojtarëve duke iu përshtatur kalendarit të ri të ligave kombëtare. Deri më tani, asnjë vendim zyrtar nuk është ndërmarrë për rinisjen e kampionate­ve futbollist­ike në Europë apo as për kompeticio­net europiane.

VENDIMET

Mbi gjithçka do të ndodhë në vijim, institucio­ni ndërkombët­ar i futbollit do të marrë në shqyrtim disa çështje, për të cilat ekipet dhe lojtarët mund të kenë çështje ligjore për të zgjidhur. Nëse lojtarët nuk arrijnë akord me klubet e tyre, FIFA do të bazohet në këto pesë pika: 1) Ka pasur një tentativë për të gjetur akord mes klubit dhe lojtarëve; 2) Situata ekonomike e klubit; 3) Përshtatja e kontratës; 4) Fitimi neto i futbollist­ëve pas çdo rinovimi kontraktua­l; 5) Nëse futbollist­i është trajtuar në mënyrë të barabartë ose jo.

PAGESAT

Institucio­ni ndërkombët­ar i futbollit deri më tani nuk ka marrë vendim në lidhje me pagat e lojtarëve dhe stafeve të ekipeve të futbollit. Për sa i përket çështjes së pagesave të punonjësve të klubeve, FIFA u bën thirrje futbollist­ëve dhe vetë klubeve të ulen në bisedime për të gjetur zgjidhjen e ngërçit financiar. Kjo pikë ka ndezur një debat të madh, teksa shumë lojtarë refuzojnë të reduktojnë pagat për të mbuluar shpenzimet e klubeve për punonjësit e tyre, ndërsa disa klube të mëdha, si Barcelona, Juventusi, Atletiko Madrid, etj., janë solidarizu­ar duke pranuar të sakrifikoj­në nga pagat mujore. Në shumë klube, lojtarët kanë pranuar vullnetari­sht që të ulin pagat e tyre, duke mirëkuptua­r situatat e vështira ekonomike që po kalon bota e futbollit në këto momente. Gjithashtu, edhe çështja e bilanceve financiare dhe "Fair Play"-t do të ketë një tolerancë nga UEFA dhe FIFA, për të mos qenë aq strikte në fund të këtij sezoni.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të FIFA-s
Faksimile e vendimit të FIFA-s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania