Panorama Sport (Albania)

horoskopi

-

DASHI - Gjatë kësaj ditë Urani do sjellë mosmarrëve­shje të shumta për jetën tuaj në çift. Nuk do bini dakord për shumë gjëra dhe kjo do sjellë debate. Kujdes me financat në këtë situatë. DEMI - Ndjenjat për partnerin tuaj do jenë shumë të zjarrta gjatë kësaj dite dhe ju do i shprehni ato më shumë se kurrë. Pritet qe atmosfera të jetë shumë e ngrohte dhe emocionet të papërshkru­eshme. BINJAKËT - Që jeta juaj ne çift te jete edhe me e bukur gjate kësaj dite, duhet t’i shtoni edhe pak me tepër dozat e fantazisë. Mundohuni ta largoni sa më shpejt rutinën. GAFORRJA - Do diskutoni gjerë e gjatë kësaj ditë me atë që keni në krah dhe do iu gjeni zgjidhje disa problemeve që keni pasur. Çdo gjë do shkoje më së miri mes jush. LUANI - Jeta sentimenta­le e çifteve do jetë përgjithës­isht e qetë gjatë kësaj ditë. Komunikimi do vazhdojë të jetë i mirë dhe nuk do ketë asnjë konflikt. Situatë e vështirë ekonomike. VIRGJËRESH­A - Dialogu në çift do mbizotëroj­ë gjatë gjithë kësaj ditë. Do jeni shumë te duruar dhe kjo do jetë një pikë mjaft e fortë. Edhe ata që kanë pasur probleme do ndihen disi më të qetë. PESHORJA - Nëse jeni ne një lidhje do diskutoni gjerë e gjatë sot për një çështje mjaft delikate. Dëgjojini edhe ato qe do thotë partneri para se të merrni vendime. AKREPI - Ditë e mrekullues­hme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do provoni eksperienc­a të reja me partnerin tuaj dhe do ndiheni te lumtur. SHIGJETARI - Nuk do jeni shumë besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe do tërhiqeni mjaft nga personat simpatike. Kujdes sepse bukuria është kalimtare, ndërsa shpirti i njeriut është ai që nuk ndryshon kurrë. BRICJAPI - Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën sentimenta­le të çifteve, sot pasioni dhe emocionet do rikthehen vrullshëm. Të dy me partnerin do jeni gati të bëni sakrifica vetëm për t’u ndier mirë. UJORI - Edhe pse të shumtë do jenë personat që do ndërhyjnë tek jeta juaj në çift dhe do kërkojnë t’iu prishin punë, ju nuk do tronditeni aspak. Ndjenjat për partnerin janë aq të forta saqë askush nuk mund t’i ftohe. PESHQIT - Ka shumë rrezik që partneri juaj t’iu lërë pas dore gjatë kësaj ditë dhe të dale me një person tjetër që sapo ka njohur. Edhe nëse e merrni vesh këtë gjë mos u shqetesoni, është kalimtare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania