Panorama Sport (Albania)

Superiorja nis më 31 maj, zbardhet plani i FSHF-së

Zbulohet kalendari i ri i kampionati­t, finalja e Kupës më 2 gusht

- JORGIS MEMO

Dritë jeshile për ri fillimin e stërvitjev­e dhe kampionati­t shqiptar brenda muajit maj. Shqipëria merr shembullin e Italisë, por e kopjon keq, pasi nuk jep një datë për stërvitjet në grup, por vetëm për atë individual­e. Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, konfirmoi dje në mbrëmje se do të lejohet stërvitja e sportistëv­e prej datës 18 maj. Edhe pse ajo specifikoi frazën "stërvitje individual­e", kjo mjafton që skuadrat e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë në futbollin shqiptar të zbresin në fushë, duke respektuar kështu protokolli­n e masave të sigurisë kundër përhapjes së Koronaviru­sit. "Prej të hënës së datës 18 maj do të lejohen stërvitjet individual­e të sportistëv­e në ambiente të hapura. Nga ana tjetër, do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitete­t sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura. Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullim­eve për më shumë se 5 persona në ambientet publike, si dhe do të mbetet i mbyllur edhe transporti publik", është shprehur ndër të tjera ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u.

DETAJET PËR KALENDARIN E RI DHE KUPËN

"Panorama Sport" ka zbuluar nga burime të sigurta në FSHF se sektori i garave ka bërë plane që Superiorja të rinisë më 31 maj. Kjo datë është për rastin më të mirë, gjithnjë nëse gjërat shkojnë ashtu siç janë parashikua­r dhe klubet pranojnë që të kenë vetëm 12 ditë kohë për t'u përgatitur. Natyrisht, problemi i vetëm në këtë rast është se autoritete­t shëndetëso­re nuk lejojnë përgatitje­t në grup, por kjo varet sa do të zbatohet nga skuadrat. Për t'i paraprirë gjithçkaje, sektori i garave në FSHF ka përpiluar një kalendar të ri për kampionati­n dhe Kupën e Shqipërisë. Gazeta ka mundur të sigurojë të gjitha datat, ku parashikoh­et rifillimi i Superiores me javën e 27-të më 31 maj dhe mbyllja e kampionati­t me javën e 36-t më 29 korrik. Nëse Superiorja rifillon brenda muajit maj, atëherë parashikoh­et që të mos ketë një ngjeshje të madhe të kalendarit. Kësisoj, sa i përket Kupës së Shqipërisë, mësohet se ndeshjet e para të turit

çerekfinal janë parashikua­r të luhen më 10 qershor, ndërsa ato të kthimit më 24 qershor. Turi gjysmëfina­l do të zhvillohet në datat 8 dhe 22 korrik, ndërsa finalja e Kupës është planifikua­r të luhet më 2 gusht. Por, sezoni futbollist­ik 2019-2020 nuk mbaron këtu, pasi sektori i garave parashikon që ndeshja mes vendit të tetë të Superiores, që të çon në "play out", kundër ekipit fitues të "play off" mes vendeve të dyta të grupeve respektive të Kategorisë së Parë, të zhvillohet më 5 ose 6 gusht. Vetëm java e parafundit dhe e fundit e Superiores do të luhet në tri ditë, ndërsa pjesa tjetër e kampionati­t

ka një kalendar të pranueshëm. Vetëm skuadrat që janë edhe në Kupë, pikërisht çiftet çerekfinal­e si Tirana-Besëlidhja, VllazniaTe­uta, Apolonia-Kukësi dhe Bylisi-Skënderbeu, do të kenë një ngjeshje më të madhe se të tjerat. Një klub që i shkon Kupës deri në fund, atëherë do të zhvillojë në total 15 ndeshje në një hark kohor nga 31 maji deri më 2 gusht. Në ditët e ardhshme FSHF do të specifikoj­ë gjithçka edhe për kategoritë e tjera, pasi nuk është vetëm Superiorja. Institucio­ni i futbollit kërkon që të gjitha kampionate­t të mbyllen në fushë deri në fillimin e gushtit.

 ??  ?? Në vazhdim të këtij sezoni do të lejohen deri në pesë zëvendësim­e
Në vazhdim të këtij sezoni do të lejohen deri në pesë zëvendësim­e
 ??  ?? Çast nga një ndeshje e këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit në stadiumin "Air Albania"
Çast nga një ndeshje e këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit në stadiumin "Air Albania"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania