Panorama Sport (Albania)

Hysaj hyn sërish në orbitën Juve, “paguan” De Shiljo

Mbrojtësi s’e bind Sarrin, mund të bashkohet me nxënësin e tij

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Shumë e vështirë ësh të aktualisht ta kon siderosh De Shiljon si një emër të madh për te Juventusi, por nëse një trajner i rëndësishë­m edhe fitues si Alegri e vlerëson kaq shumë cilësinë e mbrojtësit, atëherë duhet ndalur edhe menduar dy herë. Por kohës së tij në Torino duket se po i vjen fundi: jo rastësisht, gjatë merkatos së janarit bardhezinj­të tentuan ta largonin, duke ia propozuar PSG-së, që kërkonte një zëvendësue­s për Kurzavën, i cili nuk është se ka shkëlqyer gjatë tri viteve të fundit me kampionët e Francës. Ishte një mënyrë për të dyja klubet për t’u liruar nga dy lojtarë jashtë planeve të tyre, por duke shënuar edhe një fitim.

SHKËMBIM ME HYSAJN – Por kampionët e Italisë po mendojnë të gjejnë një tjetër formulë për ta larguar De Shiljon. “Calciomerc­ato” raportonte një ditë më parë se ideja është ajo e një shkëmbimi me një prej nxënësve të Mauricio Sarrit, fillimisht tek Empoli dhe më pas te Napoli: Elseid Hysaj. Kështu do të realizohej edhe një ëndërr e shkodranit, për të veshur fanellën e një klubi më të madh. Ditën e enjte, menaxheri i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, tha për “Radio Kiss Kiss” se objektivi i klientit të tij është mbyllja e aventurës me klubin napolitan në fund të këtij sezoni. “I kemi komunikuar presidenti­t De Laurentis

se nuk do ta rinovojmë kontratën”, ishin fjalët e menaxherit Mario Xhufredi. “Vullneti është ai për t’u larguar. Tani është edhe në interesin e Napolit për të kërkuar një zgjidhje për futbollist­in, duke qenë se i skadon kontrata në vitin 2021. Megjithatë, në këtë merkato të çuditshme mund të ketë shumë surpriza, kështu që gjithçka mund të ndryshojë rrugës. Por dëshirën tonë ne e bëmë të qartë”. Shkëmbimi mes Napolit dhe Juventusit ndihmohet nga fakti që të dy futbollist­ët kanë një vlerë kartoni të ngjashme, rreth

12-15 milionë euro. Hysaj mund të zbarkojë në “Kontinasa” pas ose së bashku me Milikun, pavarësish­t përgënjesh­trimeve për momentin të kandidatit më të fortë për të trashëguar fanellën e Gonzalo Higuainit në “Juventus Stadium”.

 ??  ??
 ??  ?? Hysaj dhe Ronaldo në duel
Hysaj dhe Ronaldo në duel
 ??  ?? Hysaj dhe Ronaldo në duel
Hysaj dhe Ronaldo në duel
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania