Panorama Sport (Albania)

S’do zoti Rama të “hapë qepenat”, por goli vjen nga presidenca

- Nga GËZIM SINEMATI

Po përsëritet historia e asaj gruas në Berat, e cila u bë e famshme me thirrjen e pavdekshme: “Aman, vetëm të pajtohen politikanë­t, të mos grinden me njëri-tjetrin se populli është gati të qëndrojë edhe pa bukë, edhe pa ujë”...

Po përsëritet historia e asaj gruas në Berat, e cila u bë e famshme me thirrjen e pavdekshme: "Aman, vetëm të pajtohen politikanë­t, të mos grinden me njëri-tjetrin se populli është gati të qëndrojë edhe pa bukë, edhe pa ujë". Edhe populli i mbijetuar i futbollit, sidomos në kohën e pandemisë, është gati të sakrifikoj­ë: "Vetëm të bashkohet prapë, edhe një herë, kryeminist­ri Rama dhe presidenti Duka, si në kohët e arta të Europianit, por le të mbetemi pa rroga, pa tifozë në stadiume...". Dhe futbolli që e shpiku i pari maskën, me veset që lulëzuan, ku do të gjente një politikë më të bekuar se kjo! Një politikë që e dredh belin sipas motit, kur la edhe kokën për futbollin në kohën e Europianit, apo kur bënte sikur nuk ishte gjallë kur u dënuam për shkak të trukimeve, apo dhe tani në kohën e "COVID"-it kur e trajton futbollin si një dyqan pa blerës, që edhe po të hapë qepenat, më shumë do të ketë rrezik, sesa do të ketë argëtim!

E dinë të gjithë se fatin e një ndeshjeje futbolli e vendos taktika, por kur në fushë janë shefat, taktika është shumë e rafinuar, aq sa loja i afrohet më shumë shahut dhe bilardos. Dhe kjo ka një shpjegim: ata kanë talentin dyfish për të qenë edhe lojtarë, edhe trajnerë. Dhe kur kryeminist­ri s'del në "fushë", atëherë ndryshon dhe strategjia. Dhe, sipas skemës, tamam këto ditë, është takuar presidenti i Republikës, Meta, dhe presidenti Duka. Një takim që me gjuhën e futbollit mund të krahasohet me misionin e sulmuesit të fshehur, i cili luan sikur nuk është i interesuar për të bërë gol. Dhe, në fakt, "ndeshja" doli me gola poshtë, me vetëm një gol, që përmblidhe­t në frazën antipandem­ike: "Futbolli është vaksina më e mirë në këto momente epidemie!" Ky është një moment i lumtur kur presidenca e ngriti "qepenin", por, si për ters, në kryeminist­ri... i ndjell e kundërta. Janë afër e afër dy selitë madhore, por sa largohen kur futet topi në mes. Edhe në ditë euforie nuk janë bashkë, si atëherë, fill pas Europianit, kur ndezën derbin e tyre me dekorata dhe me buste, cila t'i bënte më të bujshme...

"Dhe sipas skemës, tamam këto ditë, është takuar presidenti i Republikës, Meta, dhe presidenti Duka. Një takim që me gjuhën e futbollit mund të krahasohet me misionin e sulmuesit të fshehur, i cili luan sikur nuk është i interesuar për të bërë gol. Dhe, në fakt, "ndeshja" doli me gola poshtë, me vetëm një gol, që përmblidhe­t në frazën antipandem­ike: 'Futbolli është vaksina më e mirë në këto momente epidemie!'"

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në takim me Presidenti­n e Republikës, Z. Ilir Meta
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në takim me Presidenti­n e Republikës, Z. Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania