Panorama Sport (Albania)

Ankth te Milani, presidenti: Kemi disa të infektuar

Stërvitja u zhvillua normalisht edhe dje, Maldini rikthehet në bazë pasi mposhti virusin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Skuadrat e Serisë A janë kthyer në stër vitje, por sipas protokolli­t të miratuar më parë, të gjithë futbollist­ët dhe stafet teknike duhet t’i nënshtrohe­shin testit me tampon. Pas Torinos, Fiorentinë­s dhe Sampdorias, makthi i virusit “COVID-19” pushton edhe Milanin. “Corriere dello Sport” raporton se te “Djalli” ka pasur 4 raste pozitive me Koronaviru­s, megjithëse pritet të mësohet sa prej tyre janë lojtarë dhe sa pjesëtarë të stafit teknik. Pavarësish­t se ky lajm është dhënë nga burimi i sipërpërme­ndur, asgjë nuk ishte konfirmuar nga klubi mbi vërtetësin­ë e tij, derisa vetë presidenti Skaroni e konfirmoi atë në një dalje publike, ndonëse pa bërë emra. Fiorentina kishte 6 raste pozitive në ekip, ku 3 ishin lojtarë dhe 3 të tjerë anëtarë të stafit teknik, ndërsa Sampdoria kishte 4 raste, të cilët tashmë duhet të shkojnë dhe të qëndrojnë në karantinë. DYSHIME

Sa u përket kuqezinjve të dyshuar për pozitivite­t ndaj Koronaviru­sit, duhet të bëhen disa analiza të tjera gjaku, të cilat do të faktojnë ekzistencë­n e antitrupav­e dhe një datë të përafërt mbi infektimin. Burime të pakonfirmu­ara flasin për dy futbollist­ë të ekipit të trajnerit Stefano Pioli dhe dy asistentë teknikë, por të gjithë janë asimptomat­ikë deri tani dhe po mbahen nën vëzhgim. Nga Milani pozicionim­i zyrtar vonoi, çka shtoi dyshimet se lajmi mund të kishte doza të larta vërtetësie. Pozitivite­ti i katër të dyshuarve sigurisht që do të jetë shoqëruar me karantinim­in e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të vijojë me përgatitje­t në pritje të një njoftimi zyrtar për rinisjen ose jo të Serisë A. STËRVITJA

Nga imazhet e televizion­it të Milanit dhe nga mediat

e ndryshme është e vështirë të dallosh mungesa në organikë, përveç atyre të Frenk Kesit dhe Zlatan Ibrahimovi­çit. Suedezi pritet nesër mbrëma në Itali, ndërsa afrikani vijon të vuajë për të gjetur një fluturim që ta largojë nga

Bregu i Fildishtë, ku duket se ka ngecur për shkak të mbylljes së kufijve. Ndërkohë, pas mungesës së ditës së parë, në “Milanello” dje është parë edhe Paolo Maldini, i cili ka qëndruar në distancë nga grupi nën urdhrat e Piolit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Sandra Xampa, zvministrj­a e Shëndetësi­së italiane
Sandra Xampa, zvministrj­a e Shëndetësi­së italiane
 ??  ?? Stefano Pioli dhe Paolo Maldini me maska, në stërvitjen e djeshme
Stefano Pioli dhe Paolo Maldini me maska, në stërvitjen e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania