Panorama Sport (Albania)

Të gjithë tamponët negativë, Interi i bën “gol” virusit

U rihap qendra stërvitore, Handanoviç e Brozoviç të parët

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pesëdhjetë­teta është një numër i veçantë, e quajnë “larguesin e mizave”: mendohet që, i përshkruar, rikthen idenë e rrjetës, duke mbajtur vërtet larg insektet. E ndërkohë futbollist­ët e Interit janë rikthyer në “Appiano Gentile” ditën e djeshme pikërisht 58 ditë nga stërvitja e fundit. Ndoshta do të ishte rasti ta varnin diku nëpër qendrën sportive atë numër. Më shumë se mizat, për të larguar mendimet negative që kanë shoqëruar muajt e fundit, madje edhe orët e fundit të skuadrës, dëshirën për t’u rikthyer të përzier me shqetësimi­n për situatën e përgjithsh­me. Shqetësim që është shuar tërësisht mëngjesin e djeshëm, me rezultatet përfundimt­are të tamponëve dhe testeve serologjik­e të cilëve zikaltrit u janë nënshtruar për t’u siguruar që ishin negativë ndaj “COVID-19”.

NEGATIVË - Të gjithë negativë. Nuk ka pasur raste Koronaviru­si në grupin interist që, kështu dje, rreth orës 15:00, ka mundur të rinisë stërvitjet (individual­e) në qendrën stërvitore, të shtyra gjatë këtyre ditëve në pritje të kompletimi­t të të gjitha kontrollev­e mjekësore. Jo vetëm tamponët, por edhe testet e gjakut kanë rezultuar negative, duke mbyllur përfundimi­sht edhe diskutimin e krijuar nga fjalët e Lukakut, që kishte hedhur si hipotezë një infektim që në muajin janar.

KOMUNIKATA – Lajmin e ka komunikuar dje vetë Interi, përmes një komunikate: “FC Internacio­nale Milano komunikon që të gjitha testet mjekësore, të cilave u është nënshtruar skuadra e parë, kanë rezultuar negative. Nga paraditja e sotme (djeshme) do të mund të nisin stërvitjet individual­e fakultativ­e. Gjithmonë në respekt të linjave drejtuese qeveritare dhe shëndetin publik”. Pas rezultimit pozitiv të Daniele Ruganit, i gjithë grupi zikaltër iu nënshtrua një vetizolimi prej 14 ditësh, por në mungesë të simptomave askush nuk u ishte nënshtruar tamponëve. Karantina më pas u përsërit nga lojtarët që ishin rikthyer në shtëpi nga jashtë Italisë gjatë ndalesës së detyrueshm­e.

PROTOKOLL - Nuk ka qenë e lehtë të merrej gatishmëri­a e tamponëve gjatë orëve të fundit në një rajon si Lombardia që ende nuk jep mundësi të kryhen në mënyrë private. Edhe kjo e ka ngadalësua­r rinisjen, fillimisht e fiksuar për të martën e kaluar. Më pas klubi arriti të mundësojë testet për të gjithë futbollist­ët. E ndërkohë, dje nisi më në fund plani i punës. Kapiteni Handanoviç, Brozoviç, Barela, Jang, Eriksen, D’Ambrozio, Ranokia e Vesino kanë qenë nga të parët prezentë. Hynë në “Appiano” rreth orës 14:30, me hapjen e kangjellav­e, ndërsa gjatë pasdites u stërvit grupi i dytë me Lautaron, Bastonin, Sensin, Galjardini­n, De Vrajin, Mozesin, përfshi Sançezin, që të mërkurën përfundoi karantinën pas rikthimit më vonë se të tjerët nga vendlindja. Lukaku në grupin e tretë. Bashkë me skuadrën në fushë ndodhej edhe një mjek, një fizioterap­ist, një përgatitës atletik dhe një ose dy përfaqësue­s të stafit teknik, që do të jenë gjithmonë prezentë me rrotacion. Normalisht, së shpejti në “Appiano” do të duket edhe Antonio Konte, i cili nuk është ndalur së stërvituri lojtarët edhe në kohë karantine.

 ??  ?? Lukaku, dje në qendrën stërvitore zikaltër me rroba me vete
Lukaku, dje në qendrën stërvitore zikaltër me rroba me vete

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania