Panorama Sport (Albania)

Flik urdhëron: Dua titullin e 8-të për tifozët

"Nuk është një situatë aspak normale, por ne duam të fitojmë titullin e tetë radhazi"

-

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Hansi Flik, mezi po pret startin e kampionati­t pas ndërprerje­s për shkak të pandemisë që ka pushtuar botën. Pas më shumë se dy muajve skuadra e tij është rikthyer në qendrën stërvitore e plotë. Trajneri gjerman tha për "Bild" se lojtarët e tij nuk do ta kenë të vështirë të përshtaten me këtë situatë të pazakontë. "Djemtë e dinë se çfarë i pret. Ishin dy muaj të gjatë, të cilët na mësuan shumë gjëra për rëndësinë e jetës. Të gjithë do ta nisin këtë fazë nga e para, ndaj pres nga secili prej tyre të japë maksimumin dhe të na sjellin titullin e tetë kampion", tha 55-vjeçari. Edhe pse të gjithë trajnerët e të 36 skuadrave në Bundesligë­n 1 dhe 2 do të ishin më të kënaqur nëse do të kishin patur më shumë kohë në dispozicio­n për t'u stërvitur. Bajerni do të udhëtojë për javën e 26-të në kryeqytet ndaj Union Berlin, ndërsa Borusia Dortmund që ndodhet vetëm katër pikë pas kryesuesve do të presë në shtëpi Shalken në një nga ndeshjet më të forta në kampionati­n gjerman. Derbi Ruhrit është gjithmonë një sfidë për të mos u humbur. Në lidhje me faktin se të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë, Flik beson se skuadra e tij është gati për ta përballuar këtë situatë. "Gjithçka ka të bëjë me mentalitet­in. Ndeshjet pa tifozë janë të pazakonta këtu në Gjermani. Është e vështirë ta mendosh. Por ne duhet të luajmë njësoj sikur të ishte një stadium i mbushur plot. Ne e dimë që përpara televizori­t do të na ndjekin qindra mijëra tifozë të Bajernit dhe miliona në mbarë botën, ndaj duhet të jemi dyfish më të fortë edhe për ata". Kujtojmë se takimet do të luhen në një mbikëqyrje të rreptë të Ministrisë së Higjienës dhe Shëndetësi­së e cila kërkon nga lojtarët dhe stafet e të gjitha klubeve t'i përmbahen protokolli­t të miratuar nga qeveria gjermane në mesjavë. Ishte pikërisht kancelarja Angela Merkel ajo që vuri dorën në zemër për sportin në vend duke lejuar rinisjen e kampionati­t edhe pse virusi vdekjeprur­ës ende nuk është larguar plotësisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania