Panorama Sport (Albania)

Stërvitjet fshehurazi, Nexhipi kundër Tiranës: Luhet titulli, të ndërhyjë shteti

Nga e hëna e 18 majit një seancë e bardhebluv­e pritet të shpërndahe­t në 4 orë

- OLSI AVDIAJ

Prej javësh Tirana pret dhe ëndërron titul lin. Lojtarët në mënyrë individual­e janë stërvitur, por nga e hëna pritet që skuadrat të nisin përgatitje­n së bashku. Në pritje të protokolli­t zyrtar të federatës, bardheblut­ë kanë menduar një protokoll të tyrin. Nëse kthehen në fushën e lojës, lojtarët do të ndahen në dy ose tri grupe dhe ata do të stërviten me turne. Kështu, futbollist­ët do të jenë në fushë menjëherë sapo të përfundojë grupi tjetër. Në fillim do të punojë përgatitës­i fizik i skuadrës. Më pas do të futet në lojë trajneri dhe ndihmëstra­jneri i skuadrës që do të punojnë nga ana taktike. Llogaritet që stërvitja të shkojë katër orë të mira.

KONTAKTET – Të ndarë në grupe lojtarët do të shmangin kontaktet me grupin tjetër që largohet menjëherë nga “Skënder Halili”. Stërvitja në këtë formë do të zhvillohet ditët e para dhe më pas ekipi mund të stërvitet i plotë dhe i gjithi i grumbullua­r. Ndërkaq, stafi ndihmës do të qëndrojë me maska e doreza. Uji si zakonisht është personaliz­uar, ndërsa dushet dhe dhomat e zhveshjeve dezinfekto­hen një herë në 3-4 ditë. Lojtarët nuk do të udhëtojnë veç e veç, por do të ndahen në grupe, me makina private. Nuk do të lejohen tifozë që të gjithë të jenë

të sigurt.

MBIPESHA – Problemi kryesor në stërvitjen e Tiranës mbetet mbipesha. Lojtarët kanë qenë goxha të rrumbullak­osur, por puna individual­e e këtyre ditëve ka bërë që të kthehen në formë të mirë. Stafi po i monitoron të gjithë

me kujdes që të mos ketë probleme në fillimin e stërvitjes së plotë. Për momentin shqetësime­t fizike janë të pakta, ndërsa pritet që me rritjen e ngarkesës të ketë edhe ndonjë shqetësim të vogël. Stafi mund të vendosë që disa nga lojtarët e akademisë të stërviten

te të rinjtë për të rralluar futbollist­ët në grup, që të ketë sa më pak kontakte dhe probabilit­et të ulët për t’u infektuar. Bardheblut­ë kanë 58 ditë që nuk luajnë një ndeshje futbolli, por janë stërvitur në mënyrë individual­e për të qenë gati në nisjen e sezonit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania