Panorama Sport (Albania)

Klatenburg: Mesi nuk ankohej, CR7 s’kapej në sprint

Arbitri anglez, elozhe për Mesin: Nuk ankohej kurrë

-

Mark Klatenburg ka qenë një nga arbitrat më të mirë në Angli dhe në Europë vitet e fundit. Ai ka ndarë me tifozët e futbollit emocionet dhe mendimet e tij për disa nga yjet e futbollit botëror. Klatenburg thotë se Ronaldo është i vështirë për t'u arritur me vrap, ndërsa Suarezit i tregon një anë të errët përtej talentit dhe forcës sulmuese. Arbitri i njohur zbulon magjinë dhe momentin kur ishte pranë Lionel Mesit.

RONALDO- "E vlerësoj shumë për faktin që ai përmirësoh­et në lojë kur skuadra duket e dorëzuar. E kam arbitruar shumë të ri në Premier Ligë, pastaj me Realin. E dija që po ndaja fushën e lojës me një lojtar të madh të këtij sporti. Kur po ngjisja shkallët për të marrë medaljen pas finales në Europianin 2016, iu afrova dhe e përqafova sepse e respektoni­m shumë njëri-tjetrin. Më erdhi pak keq kur u dëmtua sepse finalja humbi një lojtar të rëndësishë­m, por unë kurrë nuk i kam trajtuar futbollist­ët ndryshe nga njëri-tjetri. Pas një ndeshjeje, ai më dhuroi një fanellë me firmën e tij. Unë nuk ia kërkova dhe kjo ishte më e bukur. Kujtoj një gol që shënoi me Realin. Kasijas nisi topin dhe shkoi te Ronaldo, ndërsa unë nuk kisha kaluar dot gjysmëfush­ën. Ishte shumë i shpejtë".

MESI- "Kur arbitrova për herë të parë Lionel Mesin, sigurisht që u emocionova. Ishte në një ndeshje mes Barcelonës dhe Parisit dhe isha pranë tij: O Zot, kjo është e pabesueshm­e! Kur arbitron duhet të shikosh topin dhe kështu që mund të shijoja magjinë që ai bën me këmbët e tij dhe mendon: Sa shumë vuajnë mbrojtësit. Duhet të ndryshoja formën e arbitrimit kur ai ishte në fushë, sepse ishte i shpejtë dhe kundërshta­rët bënin gjithçka për ta ndalur, edhe duke e goditur. I thashë një ndeshje që të ndalet kur kundërshta­ri e godet, por ai kurrë nuk u ankua".

SUAREZ- "Është lojtar shumë i fortë, por ka një anë të errët si Diego Kosta. E kam arbitruar për herë të parë me Ajaksin. Ai përpiqet që të thotë ndonjë fjalë më tepër, por e kam toleruar. Në futboll sigurisht që ka rregulla, por ndonjëherë duhet të mendosh për të mirën e lojës. Duhet të ndihmosh produktin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania