Panorama Sport (Albania)

Xhahysa: FSHF, një turp me pagat e luftës

“Kemi që në dhjetor që Bashkia s’na paguan, federata u dha lekë atyre që s’kanë as licenca”

- ADMIR URUÇI

Paga e luftës” që shpërndau FSHF për lojtarë dhe trajnerë që janë pjesë e klubeve të të gjitha kategorive ka lënë të pakënaqur trajnerët e akademisë Vllaznia. Shpërndarj­a e 300 mijë lekëve të vjetër jo te të gjithë punonjësit e klubit shkodran ka irrituar veçanërish­t ish-trajnerin e Vllaznisë B, Altin Xhahysa. Ai e cilëson të turpshëm veprimin që ka bërë FSHF në përzgjedhj­en e emrave që duhet të përfitonin këtë shpërblim pas ndërprerje­s së aktivitete­ve. Ish-futbollist­i i shquar shkodran, që prej vitesh është pjesë e stafeve të ekipeve zinxhir të klubit, ka folur për “Panorama Sport” në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se ndihet i fyer nga ky trajtim.

REAGIMI - “Mosdhënia e pagës së FSHF-së për të gjithë trajnerët e akademisë Vllaznia është e turpshme. Në një kohë që ekipi i parë i merr të gjitha rrogat, me staf dhe lojtarë, kur dihet që paguhet nga bashkia, natyrshëm që sjell këtë reagim timin, por edhe të atyre trajnerëve që nuk kanë përfituar nga kjo ndihmë. Me këtë ndarje, FSHF-ja ka trajtuar një si të nënës dhe një si të njerkës. Federata ka bërë më të keqen dhe që për mua është shumë më e rëndë, sepse ka veçuar 4 trajnerë të akademisë, duke lënë të kuptohet se ne tjerët, me sa duket, jemi të shtëpisë së fëmijës. Normal që FSHF-ja është e pavarur dhe vepron sipas rregullave të veta, por t’u jepen vetëm 3-4 trajnerëve paga dhe tjerëve jo, brenda së njëjtës akademi, mendoj se është e pafalshme”, ka thënë fillimisht për gazetën trajneri Altin Xhahysa.

BASHKIA - Ish-sulmuesi kampion me Vllazninë ka

shënjestru­ar edhe Bashkinë e Shkodrës, si dhe Këshillin Bashkiak të saj, që nuk lëvron fondet për trajnerët dhe stafin e akademisë. “Ajo që bëri FSHF-ja është vetëm njëra anë e këtij turpi, sepse në një kohë si kjo është e patolerues­hme që të lihen njerëzit pa rroga. Me këtë dua të tregoj se kemi që në dhjetor 2019 pa marrë rrogat nga bashkia jonë e dashur. Unë i bëj thirrje, si kryetares dhe gjithashtu Këshillit Bashkiak, që t’i vënë gishtin kokës, se është e patolerues­hme që të lihen gjithë ato familje pa pagesa. Për më tepër, në këtë kohë nuk interesohe­t asnjë për trajnerët e akademisë. Po flas kështu, sepse unë personalis­ht jetoj me pagën e sportit dhe nuk kam asnjë punë tjetër. Të qëndrosh 5 muaj pa marrë rroga është diçka jashtë logjike. Është një ofendim karshi këtyre trajnerëve që kanë dhënë për këtë Shkodër dhe për këtë Vllazni. Të vjen keq që marrin paga trajnerë që s’kanë as licencë për të bërë këtë punë dhe s’marrim ne që kemi kualifikim­et ‘UEFA Pro’ dhe ‘UEFA A’. Kjo është një turp për të gjithë”, përfundoi Xhahysa.

 ??  ?? Altin Xhahysa, ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe trajneri i grupmoshës U-14 te akademia
Altin Xhahysa, ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe trajneri i grupmoshës U-14 te akademia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania