Panorama Sport (Albania)

Futbolli si certifikat­ë për turizmin, Shqipëria e humbi shansin

- O.Tujani

Në këtë pandemi botërore, përveç shumëçkaje tjetër, Shqipëria u bë shembull i mirë për dërgimin e një stafi mjekësor prej 30 personash, me mjekë dhe infermierë, që kontribuua­n në situatën e rënduar në Itali. Gjest që u duartrokit anembanë. Për një vend të vogël si Shqipëria, çdo grimcë reklame pozitive shërben, sidomos nëse marrim për bazë vështirësi­të ekonomike që po kalon vendi dhe impaktin që do të kishte në turizëm.

SPORTI SI MJEKËT

E nëse do të ishte menduar si strategji kjo, vendi ynë pati mundësinë për t'u dhënë një ndihmë kolosale sektorëve të ndryshëm të ekonomisë me sportin. Pse? Fare thjesht. Kurba e ulët e personave të prekur çdo ditë. Numri gjithmonë nën kontroll i personave të shtruar në spitalet "COVID" 1 dhe 2. Numri jo i lartë i viktimave, edhe pse çdo humbje jete është shumë e rëndë. Këta faktorë, të cilët e kanë renditur Shqipërinë ndër vendet që e kanë përballuar më me sukses pandeminë, mund të ishin shoqëruar edhe me "certifikat­ën e turizmit": futbollin.

FUTBOLLI, SI CERTIFIKAT­Ë

PËR THITHJEN E TURIZMIT

Vendi ynë mori një goditje të rëndë nga pasojat që shkaktoi tërmeti i muajit nëntor. Së pari, për numrin e viktimave. Së dyti, për infrastruk­turën, ndërtesat e shembura dhe dëmtuara. Së treti, për impaktin në vazhdimësi që e dëmton imazhin dhe turizmin e vendit, sidomos për periudhën e verës. E teksa kërkohet çdo mekanizëm i mundshëm për të gjeneruar dhe ndihmuar sektorin e turizmit, nga të gjithë faktorët e menaxhimit të pandemisë, futbolli mund të ishte një "certifikat­ë turizmi" për vendin, pasi ishte vërtet mundësia që të ishim ndër të parat vende që do të nisnim të luanim futboll. Sigurisht, me masa dhe nëse do të ketë vërtet një plan që të rinisë. Në fakt, gjasat janë që do të ndodhë kështu, pasi ditët e fundit Ministria e Shëndetësi­së dhe ekspertët i kanë dhënë një shans botës së sportit që të ndërtojnë bashkërish­t edhe planin sanitar të hapjes dhe rinisjes. Nëse do të ishte programuar shumë më shpejt kjo gjë, meqenëse numrat e mësipërm mbi pandeminë në vend e kanë lejuar këtë gjë, atëherë Shqipëria nuk do të ishte vetëm një vend me statistika ndër më pozitivet në rajon mbi trajtimin e pandemisë, ama do të ishte edhe një vend i sigurt për turistët, duke qenë se edhe veprimtari­a futbollist­ike, e kontrollua­r dhe e menaxhuar me masat e duhura, do të kishte nisur e para.

IMPAKTI EKONOMIK

Kur turizmi ka marrë një goditje të rëndë nga tërmeti, e pasuar në pak muaj edhe nga situata me Koronaviru­sin, atëherë ekonomia e vendit, e pranuar edhe nga ekonomistë­t dhe vetë zyrtarët e qeverisë, pritet që të ketë rënie të theksuara. Kësisoj, veprimtari­a futbollist­ike (pasi mori shkëndijën e parë që ishin numrat e personave të prekur, të atyre që kanë pasur nevojë për shtrim në spitalet "COVID" 1 dhe 2, si dhe numri i viktimave, të gjitha këto në përqindje pozitive në krahasim me vendet e tjera), do të ishte motori lëvizës për gjenerimin e ekonomisë në shumë sektorë. Për fat të keq, këtë herë, Shqipëria e humbi këtë shans.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania