Panorama Sport (Albania)

Shulku: Plani i FSHF për rinisjen

Sekretari i Përgjithsh­ëm: Do të diskutojmë për tamponët, ja sa do të stërviten skuadrat

- OLSI TUJANI

FIFA u jep një ndihmë futbollist­ëve. Së fundmi, organizmi më i lartë botëror i futbollit ka sugjeruar që klubet kanë mundësinë për të bërë pesë ndryshime për pjesën e mbetur të sezonit, nisur nga fakti që skuadrat do të rikthehen të luajnë pas dy muajsh pushimi. FIFA, me anë të sugjerimit të saj, ka lejuar që kjo të ndodhë si dhe në ndeshjet që kanë nevojë për kohë shtesë, numri i zëvendësim­eve të lejuara të jetë gjashtë. Tanimë, për këtë rregull, duhet që çdo federatë të vendosë të pranojë apo jo. Me gjasë, mund të ketë edhe një vendim të përgjithsh­ëm nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që ta bëjë vendim të detyrueshë­m për të gjithë kampionate­t në vazhdim të këtij sezoni.

ILIR SHULKU

Sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka komentuar mbi pritshmëri­të nga takimi i sotëm me ekspertët përfaqësue­s të Ministrisë së Shëndetësi­së, referuar protokolli­t që mund të sjellë në rinisjen e futbollit në Shqipëri. "Sugjerimi është për 5 zëvendësim­e vetëm për këtë sezon, për shkak të Koronaviru­sit dhe nuk do të jetë edhe për sezonin e ardhshëm. Ne do ta diskutojmë në ditët në vazhdim. Është një gjë shumë e mirë, pasi të gjithë e dimë se lojtarët nuk janë të stërvitur

në këto ditë", tha fillimisht Shulku për "SuperSport".

RIFILLIMI - "Lajmi i mirë është se nesër (sot) në mëngjes në 10:30 do të kemi një takim me Ministrinë e Shëndetësi­së, ku do të diskutojmë me grupe pune dhe do të flasim për rifillimin e stërvitjes dhe të kampionati­t. Nëse do të ishte e mundur, që pasnesër (nesër) të nisim stërvitjen, duke ruajtur parametrat e protokolli­t të sigurisë. Pas stërvitjes do të flasim për rifillimin e kampionati­t, minimalish­t 10 ditë pas stërvitjes ose 14 ditë. Ne duam t'i mbyllim të gjitha verdiktet në fushë për të gjitha grupet e futbollit".

TAMPONËT - "Kjo do diskutohet në takim dhe si do të jetë ecuria për më tej. Ne nuk jemi si vendet e tjera, që u duhen shumë, pasi nuk jemi vend me risk të rrezikshëm. Kjo do të jetë pika e diskutimit, shumë e rëndësishm­e, se kush do t'i marrë përsipër tamponët. Për të qenë të sinqertë, nuk kemi pasur kontakte për të pasur një ide. Nëse do të na jepet drita jeshile për rinisjen e stërvitjev­e, më pas të shohim".

STËRVITJET - "Nëse fillojmë stërvitjen të dielën ose

të hënën, kemi kohë që të lejojmë më shumë se dy javë stërvitje për ekipet, pasi do të ishim mirë në lidhje me kalendarin".

TIRANA KAMPION "Unë shpresoj dhe dëshiroj që kampionati të luhet në fushë. Për Tiranën shpresoj që ta ruajë atë formë dhe të shpallet kampione. Për mua nuk ka rëndësi se kush e fiton kampionati­n, referuar postit që kam. Unë shpresoj që klubet ta ruajnë formën dhe të vendosin gjithçka në fushë dhe që ajo që del e para, ta meritojë. Deri më tani, Tirana e meriton vendin që ka. Ka edhe një distancë prej nëntë pikësh dhe shpresoj ta ruajë".

PAGA E FSHF-së - "Kemi dhënë dy muaj rrogë për klubet, që kapin shifrën e 800 milionë lekëve (të vjetër). Nuk besoj që federata do të rrezikojë nga ana financiare, për shkak të kësaj shume të dhënë. Ne nuk i kemi federatat të pasura me buxhet pa limit, por u llogaritën mirë dhe e kemi planin që të mos kemi probleme për pagat e dhëna".

SELIA E FSHF-së - "Ne kemi disa ditë që jemi zhvendosur te zyrat e reja. Është një projekt dhe jemi në bisedime

për stadiumin e Fierit dhe të rritet kapaciteti për të pasur një stadium me kapacitete të mëdha".

STADIUMI I KAMZËS "Shpresojmë që të mos jetë e vërtetë që do të shembet. Kryetari i bashkisë tha që nuk do të shembet dhe shpresoj që të ndodhë kështu. Nuk mund të kthehet një stadium në parkim apo diçka tjetër, është një shkelje e ligjit. Është detyrë e qeverisë që të ndërtojë terrene sportive. Federata merret me gjëra të tjera, jo të ndërtojë fusha. Ne nuk duam të prishim, por duam të ndërtojmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania