Panorama Sport (Albania)

Golat, Shqipëria lë pas Portugalin­ë

Luftëtari, Skënderbeu, Partizani dhe Tirana, mbi mesataren europiane. Bylisi super për...

-

Futbolli shqiptar mund të mos kraha sohet në shumë aspekte me atë europian. Sigurisht që niveli i kampionati­t elitar në vendin tonë nuk u përngjan pesë kampionate­ve elitare në Europë, mirëpo vjen një aspekt statistiko­r, që me anë të mesatareve, mund të bëhen edhe krahasime. Alariko Rosi, videoanali­sti i Kombëtares dhe drejtori i departamen­tit të analizës në FSHF, ka bërë diçka të tillë duke bërë krahasime statistiko­re të ekipeve shqiptare të Superiores, me mesataren e kampionate­ve europiane. Më poshtë analiza e tij e plotë:

ANALIZA

Ku shënohet më shumë dhe ku goditet më shumë në portë? Krahasimi ndërmjet kampionate­ve është gjithmonë diçka që i intereson botës së futbollit. Për shembull, kjo shërben për të kuptuar nëse një lojtar mund të përshtatet në një kampionat duke ardhur nga jashtë tij. Në shkrimet e mëparshme kemi marrë në konsiderat­ë gjuajtjet në portë dhe golat në kampionati­n shqiptar, ndërsa tani do të marrim në konsiderat­ë kampionati­n shqiptar dhe kampionate të tjera për gjuajtjet në portë dhe golat e realizuar.

GJUAJTJET

Si parametër kemi zgjedhur gjuajtjet në portë për ndeshje që çdo skuadër e kampionati­t bën mesatarish­t. Kjo, sepse duhet të bëjmë llogaritë me pauzën e “COVID-19”, që jo vetëm ka ndërprerë kampionate­t, por i ka ndërprerë pa pasur të njëjtin numër ndeshjesh të gjitha skuadrat. Për më tepër, krahasimi i disa kampionate­ve të ndryshme na bën të zgjedhim një mesatare, sepse shuma e gjuajtjeve në portë ose golave nuk është e krahasuesh­me ndërmjet Shqipërisë që ka një kampionat me 10 skuadra, Gjermanisë me 18 ose Anglisë me 20.

Si parametër të parë kemi marrë sasinë e gjuajtjeve të bëra nga skuadrat dhe përqindjet e gjuajtjeve në portë, për të kuptuar jo vetëm nëse skuadrat gjuajnë shumë në portë, por edhe nëse gjuajtjet e tyre janë efektivish­t ndikuese në rastet e golave dhe golat direkt. Kjo mesatare sjell edhe një problem tjetër:

Diferenca ndërmjet gjuajtjeve të bëra nga e para në klasifikim dhe e fundit në klasifikim do të jetë gjithmonë shumë e madhe, por me një mesatare kjo diferencë pothuajse zerohet, duke gjetur një pikë të mesme. Pavarësish­t kësaj, e dhëna na jep një imazh që përshkruan në mënyrë të besueshme karakteris­tikat e kampionate­ve. SAKTËSIA E GODITJEVE BRENDA KUADRATIT

Në grafik (Grafiku 1) kuadratet ndajnë kampionate­t në të cilat gjuhet pak dhe me pak saktësi (poshtë në të majtë), ato që gjuajnë shumë dhe me shumë saktësi (lart në të djathtë) dhe ato “të ndërmjetme” dhe lart në të majtë janë kampionate­t në të cilat goditet pak me saktësi të mirë (lart në të majtë) dhe ato ku goditet shumë, por me pak saktësi (poshtë në të djathtë). Sipas kampionate­ve të marra në konsiderat­ë, mesatarja e gjuajtjeve të realizuara gjatë një ndeshjeje nga një skuadër është prej 11,25 gjuajtje, me një saktësi mesatare prej 34,82%.

Në këta dy grafikë (Grafiku 2 dhe 3) shohim se si janë të dhënat e kampionati­t shqiptar. Në krahasim me mesataren europiane, ka skuadra që janë vendosur shumë mirë dhe të tjera shumë mbrapa. Kjo diferencë e madhe ndërmjet të dhënave të para dhe atyre të fundit bën që mesatarja e kampionati­t shqiptar të jetë më “zhgënjyese” nga ajo që është realisht (me surprizën e madhe të saktësisë së gjuajtjeve të Luftëtarit, mbi nivelin europian). Në të ardhmen do të shikojmë në detaje të dhënat e skuadrave të para në klasifikim në kampionate të ndryshme, për të pasur edhe krahasime që përjashtoj­në të dhënat më të rënda të statistika­ve. PËRQINDJA E GOLAVE Duke u kthyer ndërkohë te grafiku i parë, është interesant fakti të dallohet se si mesatarja e golave të shënuar për skuadër në kampionate të ndryshme bën që të dhënat të jenë shumë të ngjashme me ato të grafikut të parë. Ky krahasim (Grafiku 4) ndërmjet grafikëve konfirmon atë që kishim vënë re edhe më parë në analizat e publikuara: Cilësia e gjuajtjeve është më e rëndësishm­e ose pothuajse po aq e rëndësishm­e sa sasia e gjuajtjeve dhe ndikon drejtpërdr­ejtë te golat e shënuar. Ekzistojnë disa të dhëna që nuk janë “të matshme mirë”, siç është për shembull Kroacia, ku shënohet më pak në krahasim me sesa goditet porta, ose Norvegjia që tregon të kundërtën. Të godet në statistikë afrimiteti i të dhënave ndërmjet Skocisë, Turqisë, Belgjikës dhe Danimarkës, ku cilësia e gjuajtjeve në krahasim me golat është gjithmonë shumë e ngjashme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania