Panorama Sport (Albania)

Bardheblut­ë e kanë humbur bomberin prej 10 vitesh

Skuadra nuk ka më një lojtar që shënon 20 gola

-

Tirana e ka humbur golashënue­sin tipik. Këtë e tregojnë statistika­t e kampionate­ve të fundit, me Tiranën që sajohet në sulm mes mesfushorë­ve dhe atyre që shënojnë jo më shumë se 10 gola. Në futbollin e viteve të fundit, ku në përgjithës­i është zhdukur golashënue­si, një gjë të tillë e vuan edhe Tirana. Bardheblut­ë si çdo skuadër tjetër në Superiore nuk e kanë njeriun e golit. Edhe ata që dinë të shënojnë menjëherë merren nga skuadrat jashtë Shqipërisë dhe ekipe si Tirana detyrohen që të vërtiten me lojtarë të ndryshëm jo bomber. Dhe të thuash që bardheblut­ë në historinë e tyre kanë nga ata lojtarë që kanë shënuar edhe 30 gola, por që për shumë vite nuk po gjejnë njeriun e golit. Dikur Fortuzi shënonte 31 gola në kampionat, ashtu si Sinani, Salili, Halili e Kola. Ama me Migen Memellin në sezonin 2008-2009 që shënoi 22 gola në sezonin e titullit, Tirana ka mbyllur serinë e golashënue­sve. Asnjë lojtar tjetër nuk i është afruar sezonit të fundit, pogradecar­it të bardhebluv­e. I vetmi që ka qëndruar disi afër është Elis Bakaj që në dy sezone ka shënuar 13 dhe 14 gola dhe më pas Edon Hasani me 12 gola. Tirana

është sajuar me mesfushorë, duke ndier liderin në sulm. Një situatë jonormale për bardheblut­ë që gjithmonë kanë kërkuar dhe kanë patur bomberin e Superiores në skuadër. Mjafton të kthehemi pas në kohë dhe të shohim që firma të njohura të futbollit tonë kanë dominuar kampionati­n shqiptar. Këtë sezon, problemi i golit tregohet qartë me Bathën që ka shënuar tetë gola, po aq sa Ngoja, i cili është qendërsulm­uesi i skuadrës. Një shterpësi në sulm për bardheblut­ë dhe çdo skuadër tjetër në Superiore. Në fakt, mungesa e një shënuesi të mirëfilltë që vendos ndeshjen si puna e Fortuzit, po ndihet te Tirana dhe kjo ka reflektuar edhe në rezultatet e bardhebluv­e, që prej 10 sezonesh nuk njohin një titull kampion, por këtë vit janë shumë pranë me 9 pikë mbi Kukësin e vendit të dytë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania