Panorama Sport (Albania)

Bakaj: Vangjeli nga mbrojtësit më të mirë, tifo bëja për... Partizanin

-

Elis Bakaj po tregonte një formë shumë të mirë te Dinamo Brest në Bjellorusi, por para pak kohësh pësoi një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth 6 muaj. Në një prononcim të dhënë së fundmi, sulmuesi ka treguar se ka nostalgji për të gjitha ekipet ku ka luajtur dhe ka thënë se është krenar për ato që ka bërë. “Unë fjalën izolim nuk e di, sepse këtu është ndryshe. Dëmtimi ishte diçka shumë e keqe dhe shpresoj ta kaloj shpejt, që të kthehem në fushë, pasi tashmë jam drejt rikuperimi­t të plotë. Ndonjëherë mendoj më mirë që ky dëmtim ndodhi tani, sesa të më kishte ndodhur në moshën 25vjeçare. Dëmtimin tim e ndoqi një doktor gjerman dhe më tha se është diçka gjenetike dhe tani po ecën shumë mirë. Unë mund të kisha shkuar në disa klinika për operacioni­n, por për shkak të Koronaviru­sit gjithçka ishte e mbyllur dhe u munduam të bënim gjithçka këtu në Minsk dhe gjetëm doktorin më të mirë këtu. Në Bjellorusi ka disa raste me Koronaviru­s, por jeta vazhdon normalisht siç ka qenë më parë. Për mendimin tim çdo gjë duhet të rifillojë, si në Shqipëri, ashtu edhe në gjithë botën”, është shprehur në fillim Bakaj. Ky i fundit iu kthye edhe nostalgjis­ë për skuadrat shqiptare. “Dinamo? Unë kam nostalgji për të gjitha ekipet ku kam luajtur. Të them të drejtën, tani nuk bëj tifo për asnjë ekip, e shikoj futbollin si një profesioni­st. Kur kam qenë i vogël kam bërë tifo për Partizanin. Jam krenar që kam luajtur për të gjitha ekipet në Shqipëri. Nga ana tjetër, bëra mirë që u largova nga Skënderbeu, pasi i hapa rrugën Bernard Berishës, i cili është një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur në Shqipëri. Unë te Skënderbeu nuk ndihesha mirë dhe vendosa të largohesha. Nëse në një ekip nuk ndihesh mirë, atëherë nuk mund të japësh maksimumin për atë ekip. Vangjeli ka qenë një mik shumë i mirë, kemi kaluar një periudhë shumë të mirë te Çernomoret­s Odesa. Është një nga mbrojtësit më të mirë me të cilët kam luajtur dhe është një shembull për të gjithë, për ato që ka kaluar. Sot pas operacioni­t u bënë plot 27 ditë. Minimumi është që të kthehesh pas 6 muajve dhe shpresoj që të arrij për këtë periudhë. Unë mendoj se për 6 muaj do jem gati për ndeshje. Stërvitjen mund ta rinis për 4 muaj shpresoj. Nuk dua të rifilloj më shpejt pasi do rrezikoja shumë. Shpresoj të hapet kufiri dhe të shkoj të shikoj vajzën time, pasi më ka marrë malli shumë”, tha Bakaj për “SuperSport”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania