Panorama Sport (Albania)

Rama inspekton stadiumin: Punë e mirë, ka qenë copë-copë

-

ryeministr­i Edi Rama ka inspektuar dje punimet në stadiumin e ri të Kukësit, i shoqëruar nga kreu i bashkisë dhe njëkohësis­ht presidenti i nderit te verilindor­ët, Safet Gjici. Ndërsa pa punimet, numri një i qeverisë u shpreh se është bërë punë e mirë, duke e krahasuar me atë që ishte më parë. “Është bërë punë e mirë, këtu ka qenë copë-copë, s’ka pasur asgjë”, u shpreh Rama gjatë vizitës në Kukës. Por nuk e la me kaq, pasi më vonë postoi edhe një shënim në “Facebook”-un e tij: “Jo vetëm një stadium i ri i denjë për sportdashë­sit e për skuadrën që lufton rregullish­t për fronin kombëtar të futbollit, po edhe një qendër e re graviteti e zhvillimit social të një komuniteti, ku zotimet e mbajtura po rilindin shpresën tek e ardhmja, që do të marrë formë me projekte të mëtejshme të Rilindjes Urbane dhe Ekonomike të Kukësit e të krejt qarkut verilindor”. Safet Gjici sqaroi se stadiumi pritet të mbarojë në fund të muajit gusht, ndërsa shtoi se “spiunohet” nga tifozët për vijimin e punimeve. “Këtu vijnë çdo ditë 200300 veta, që shohin punimet, sidomos mosha 50 vjeç, rrinë dhe marrin në telefon, janë supervizor­ë të Faikut dhe informojnë çdo ditë. Janë shumë tifozë, shohin ça u bë sot ca u bë nesër”, u shpreh kryebashki­aku i Kukësit. Kujtojmë që punimet në këtë impiant kanë nisur në gushtin e 2019-ës. Ai do të ketë një kapacitet prej 8 mijë vendesh me një vlerë totale rindërtimi rreth 6.5 milionë euro (FSHF do të japë 50% të vlerës së investimit dhe 50% do të përballohe­t nga qeveria shqiptare). Sipas planit, pritet që impianti të përfundojë për një afat kohor prej afro 15 muajsh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania