Panorama Sport (Albania)

Bylisi, rikuperohe­n dy titullarë

- ERJON SALIU

Pas çdo të keqeje, ka edhe një të mirë. I tillë është edhe rasti i Bylisit në këtë kohë pandemie. Vërtet humbjet janë të mëdha prej ndërprerje­s dymujore të futbollit, e megjithatë kjo periudhë u ka shërbyer ndjeshëm lojtarëve të dëmtuar. Ata kanë pasur të gjitha ditët e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht. Kështu ka ngjarë me Franci Ymeralilaj­n dhe Beji Antonin. Ata kanë nisur ushtrimet me topin, çka nënkupton që do të jenë gati për t’iu bashkuar minimalish­t grupit nëse qeveria pranon kërkesën e FSHFsë për të rifilluar futbollin. Ky është një lajm vërtet i mirë për Veljko Dovedanin, pasi bëhet fjalë për dy elementë të rëndësishë­m të ekipit. Kujtojmë që në nisje të këtij sezoni ata ishin llogaritur si titullarë, por dëmtimet i prishën planet. Ymeralilaj u dëmtua gjatë një ndeshje me Luftëtarin në Gjirokastë­r, ndërsa Antoni në ndeshjen e parë zyrtare me Teutën. Për afrikanin ky sezon rezultoi vërtet i pafat, pasi iu desh që të kryente dy operacione brenda pak kohësh. Pritshmëri­të për 19-vjeçarin janë të mëdha, ndaj shpresohet që kjo periudhë t’i ndihmojë që të kapin gjendjen e tyre optimale. Ymeralilaj aktualisht gjendet në Rodos të Greqisë, pranë familjes së tij. Sapo kufijtë të lirohen, ai do të kthehet në Ballsh dhe nis përgatitje­t me pjesën tjetër të skuadrës. Bylisit nuk i ka ecur fort mirë në këtë kampionat. Dëmtimet iu bënë makth, aq sa në çdo ndeshje i bënte llogaritë pa 2-3 lojtarë të rëndësishë­m. Kujtojmë që si Ymeralilaj ashtu edhe Antoni janë dy lojtarë që kanë kontrata afatgjata në Ballsh, ndërsa të dy janë lojtarë që pritet të bëjnë diferencën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania