Panorama Sport (Albania)

150 mijë € shpenzime ekstra, në Korçë të painteresu­ar për nisjen

- MERKATO LLAZI SARO

Ndërprerja e kampionati­t ka krijuar një situatë të pazakontë, veçanërish­t tek ekipi i Skënderbeu­t. Korçarët duket se janë ndër ekipet më të painteresu­ara për të rifilluar sezonin dhe kjo për disa arsye. Nëse edicioni mbyllet sot, dhe FSHF-ja vendos të japë verdiktet në bazë të renditjes aktuale, atëherë korçarët do të ishin më shumë se të qetë. Ata zyrtarisht janë në vend të 4-t në renditje pas 26 javësh dhe rrjedhimis­ht kanë shanse që të fitojnë të drejtën për të qenë pjesëmarrë­s në Kupat e Europës (ko për shkak të moslicenci­mit të ndonjë ekipi shqiptar apo edhe Kupës së Shqipërisë ku janë ende në garë). Edhe pse nuk mund të luajnë në arenën europiane, u leverdis një “biletë” për të minimizuar një tjetër vit nga dënimi 10-vjeçar që u ka dhënë UEFA. Aktualisht kanë ezauruar tre dhe me sezonin aktual do të shkonin në 4. Por nuk është vetëm ky motivi, që nuk janë të interesuar për fillimin e sezonit të ndërprere gati dy muaj më parë. Rinisja e kampionati­t do të përkthehej me vijimin e sezonit deri në gusht, dhe për pasojë lojtarët do të kërkonin shlyerjen e muajve. “Panorama Sport” mëson nga burime në klubin bardhekuq se shtyrja e kampionati­t për muajt e verës sjell një shpenzim prej 140-150 mijë eurosh ekstra. Këtu llogariten pagat e lojtarëve, stafit teknik dhe administra­tës së klubit, si dhe grumbullim­i dhe akomodimi i skuadrës në hotel për një afat të stërzgjatu­r. Këto shpenzime shtesë do të sillnin probleme te Skënderbeu dhe çdo klub tjetër. Në këto kushte, nëse kampionati nuk luhet, do të kursenin në njëfarë mënyre një pjesë shpenzimes­h të paparashik­uara.

- Situata e krijuar nga “COVID-19” pështjello­i edhe merkaton. Çdo tratativë që kishte nisur u ndërpre në mes, ndërsa edhe me rifillimin e kampionate­ve pritet që klubet të mos shpenzojnë shumë me shitje-blerje lojtarësh. Kjo sjell pengesë te Skënderbeu, që kishin gati disa lëvizje që në mars. Bllokimi i Dejvi Bregut tashmë është fakt, ndërsa nga ana tjetër duket se penalizohe­n edhe futbollist­ët, që në Korçë konsideroh­eshin si “xhevahirë” për arkat e klubit. Veç sulmuesit vlonjat, edhe Blerim Krasniqi, Nazmi Gripshi dhe Jorgo Pëllumbi duket se kanë mbetur në vend. Edhe pse kishte shanse që të kryhej ndonjë operacion që do të sillte benefite për shitjen e tyre, tashmë duket e pamundur. Kur e vetmja “dritë” pas pandemisë është shlyerja e një tjetër viti nga dënimi i UEFAs apo edhe fitimi i çështjes që kanë në Gjykatën Federale, korçarët duket se mendojnë që mbyllja e sezonit do të ishte më favorizues­e për ta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania