Panorama Sport (Albania)

Lukas: Në qershor e mbyll me "demat", iki nga Shqipëria

-

Lukas Kardozo është futbollist në pronësi të Partizanit, por që nuk kontribuon për të kuqtë që nga gushti i 2019-ës, ku fillimisht klubi e huazoi në Kosovë te Drita e Gjilanit. Aventura kosovare e braziliani­t u mbyll shpejt dhe në janar "demat" e sistemuan sulmuesin anësor në Kategorinë e Parë te Besa e Kavajës, nga ku morën sulmuesin e ri, Tedi Cara. Në përfundim të këtij sezoni, që akoma nuk dihet se kur mbyllet, pritet që 26-vjeçari t'i thotë lamtumirë bashkëpuni­mit me Partizanin. Sulmuesi në një prononcim të shkurtër për "Panorama Sport" ka pohuar se në qershor i mbaron kontrata me të kuqtë, ku vjet fitoi edhe titullin kampion dhe me shumë mundësi karrierën do ta vazhdojë jashtë Shqipërisë. Periudhën e karantinës po e kalon si pjesë e Besës së Kavajës dhe gjatë kësaj periudhe ka punuar shumë në aspektin individual, ku me videot që ka postuar në profilin e tij ka treguar ngarkesën që ka marrë. "Për momentin gëzoj shëndet dhe formë të mirë, ku kam punuar shumë në aspektin individual. Sa i përket të ardhmes, nuk e di se çfarë do të ndodhë, gjersa akoma nuk kemi mbyllur sezonin aktual, i cili është ndërprerë nga pandemia e Koronaviru­sit. Jam pjesë e Besës si i huazuar, por me Partizanin kontrata më përfundon në qershor. Të ardhmen ia kam lënë në dorë menaxherit tim, i cili po punon për të më gjetur një ekip të ri dhe me shumë mundësi largohem nga Shqipëria këtë verë", u shpreh Lukas Kardozo për "Panorama Sport". Më herët është raportuar se për sulmuesin brazilian të Partizanit ka interes nga klube në Azerbajxha­n dhe në Maqedoninë e Veriut, ku ka luajtur më herët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania