Panorama Sport (Albania)

Lushkja: Koha të luaj në një ligë më të fortë

-

Regi Lushkja është një nga lojtarët më të mirë te Laçi, ku ai aktivizohe­t prej 5 vitesh dhe tani ka nisur të mendojë për një lëvizje të mundshme jashtë vendit. Në një prononcim të dhënë së fundmi për "SuperSport", lojtari është shprehur se ka ëndërr të kalojë jashtë, duke shtuar se bën tifo edhe për Real Madridin. Sa i përket sezonit aktual, Lushkja pohoi se Laçi ndodhet brenda pritshmëri­ve.

Si ia keni bërë që ta mbani trupin në formë gjatë kësaj periudhe?

Nuk ka qenë e lehtë për të gjithë ne, por jemi munduar të stërvitemi në kushtet që kemi patur, për të ruajtur sadopak ritmin. Më mungojnë shumë shokët e ekipit dhe fusha. Jam me familjen dhe ndihem mirë.

A keni patur oferta nga klube të huaja?

Kam 5 vite te Laçi dhe mendoj se e kam eksperienc­ën e duhur. Si shumë të tjerë, mendoj për një lëvizje jashtë. Kemi patur 2 muaj kohë për të menduar për të ardhmen. Do bisedoj me klubin për të vendosur për të ardhmen. Do të doja në fakt një transferim në një ligë më të lartë, por hap pas hapi për të parë çfarë është e mirë për mua, por edhe për skuadrën. Ëndrrat janë të mëdha, por duhet të punoj shumë në fushë.

Me cilin ekip jeni tifoz?

Gjithmonë kam qenë tifoz i Realit dhe e dua shumë këtë ekip. Pse keni patur kaq shumë luhatje si skuadër në këtë sezon? Të gjitha ekipet kanë patur ulje-ngritje gjatë sezonit, por unë mendoj se në tërësi kemi bërë një sezon të mirë dhe jemi brenda objektivav­e tanë, ndaj nëse rifillon kampionati, besoj se do t'ia dalim të sigurojmë një vend për në Kupat e Europës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania