Panorama Sport (Albania)

“Stafi na e ka bërë më të lehtë”, Avdyli tregon karantinën në Kosovë

Mesfushori i Teutës: Shpresoj që javën e ardhshme të jem në Durrës

- ZAMIR QYPI

Florent Avdyli u bashkua me Teutën në verën e vitit 2018 dhe u bë një prej lojtarëve të rëndësishë­m të mesfushës durrsake. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mesfushori kosovar ka treguar se si po stërvitet në këtë periudhë pandemie. Ai shpreson që kampionati të rinisë, ndërsa mendon se ekipit i duhen tri javë për të rigjetur ritmin. Avdyli ndodhet në Kosovë që prej datës 13 mars dhe tashmë pret që të udhëtojë drejt Durrësit javën e ardhshme, kur edhe do të ketë më tepër lehtësi nga autoritete­t për lëvizjen e njerëzve që vijnë

nga jashtë vendit. Florent, si po e përballoni këtë situatë?

Si të gjithë të tjerët, mundohemi të stërvitemi në kushte shtëpie, por edhe duke kryer ndonjë vrapim brenda orarit të caktuar, pasi aktualisht jam në Kosovë. Nuk është njësoj si të përgatites­h

në fushë. Kjo nuk është një lojë, por një sfidë jete dhe duhet shumë kujdes.

Fillimi i stërvitjev­e ende nuk ka një datë konkrete, por mendohet se kampionati mund të rinisë në fund të majit. Sa ditë mendoni se do t’i duhet ekipit

për ta marrë veten?

Fakti që po insistohet të rinisë kampionati është diçka pozitive për të gjithë. Unë mendoj që do të na duhen së paku tri javë për të rigjetur ritmin e garës. Kalendari do të jetë i ngjeshur, besoj dy-tri ndeshje brenda javës, ndaj duhet të nisim sa më shpejt

përgatitje­t që ta përballojm­ë sa më mirë fundin e këtij sezoni. Mendoni se kjo periudhë do të ketë efekte psikologji­ke te futbollist­ët?

Edhe pse profesioni momentalis­ht vihet në plan të dytë, sepse më shumë rëndësi ka shëndeti, unë po mundohem të ushtrohem në kushte shtëpie me aq mundësi sa kam për të ruajtur formën. Gjej rastin të falënderoj stafin e Teutës për përkushtim­in që edhe në këto ditë të vështira ka gjetur mënyra nga më të ndryshmet që ta ruajmë sadopak formën. Shpresoj që kjo pauzë e gjatë të mos ndikojë për keq psikologji­kisht. Lutemi që kjo situatë të kalojë sa më shpejt edhe me sa më pak probleme. Më pas do të shohim, sepse të gjithë do të kenë probleme pas një kohe kaq të gjatë larg fushës. Uroj që të jemi në formën e duhur dhe të arrijmë synimin që kemi këtë sezon.

I keni kërkuar klubit apo autoritete­ve të riktheheni në Shqipëri?

Jam në kontakt të vazhdueshë­m me drejtuesit e klubit si edhe me trajnerin, por as ata nuk kanë informacio­n të saktë. Shpresoj që pas datës 18 maj të hapet drita jeshile dhe të bashkohem me grupin për të nisur përgatitje­t për ndeshjet e mbetura.

Nëse luhet në qershor, një kundërshta­r do të jenë edhe temperatur­at e larta. E keni menduar këtë?

Unë shpresoj shumë që ndeshjet të paktën të zhvillohen nën dritat e projektorë­ve, pasi shumica e skuadrave i kanë mundësitë. Kjo do të jetë si gjysma e së keqes në këtë situatë. Të paktën, nëse do të luajmë në mbrëmje, temperatur­at e larta dhe vapa e madhe nuk do të ndihet aq shumë sa në oraret kur ka diell.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania